Armando Prenga ndihet i kërcënuar në burg, ndaj avokati mbrojtës i deputetit kërkon ndryshim të masës së arrestit, me arsyetimin edhe se ai nuk ka kryer vepër penale.
Avokati deklaroi sot në gjykatë se Prenga është kërcënuar, raporton Balkan Web.
Prenga deklaroi se e shkrehu pistoletën vetëm për të trembur Gjok Calin, në përplasjen mes dy fiseve, Cali e Prenga, për motive pronësie.
Ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë dalë në përfundimin se plagosjet me armë zjarri të Tom e Nikollë Calit, klasifikohen si “plagosje të lehta” me dashje. Në fillim, prokurori ngriti akuzën e “plagosjes së rëndë” me dashje ndaj Prengës, por kjo akuzë ka rënë, pasi mjekësia ligjore flet për plagosje të lehta.
Avokatët theksuan më tej, se ndonëse mbi supet e Armando Prengës rëndojnë dyshime se ka konsumuar edhe akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, prokuroria nuk ka mundur ta vërtetojë dot një gjë të tillë.