• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Premtonte viza amerikane, arrestohet biznesmeni që përfitoi 110 mln dollarë

by Java News
21/08/2019 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person nga Kalifornia i akuzuar se kishte ngritur një perandori biznesi, duke shfrytëzuar një program të debatueshëm vizash për të huajt e pasur, u arrestua të martën nën akuzat se kishte mashtruar investitorë kinezë dhe të tjerë që donin të siguronin të drejtën për banim në Shetet e Bashkuara.

Thomas Henderson akuzohet se kishte marrë mbi 110 milionë dollarë nga mbi 200 investitorë të huaj që donin të banonin në Shtetet e Bashkuara përmes programit të vizës EB-5 dhe i kishte përdorur fondet për projekte private investimi, duke rrezikuar më shumë se 2 mijë vende pune në Kaliforninë e Veriut, sipas vendimit të një jurie të madhe që u bë publik të martën.

70 vjeçari Henderson dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Kexing Hu dhe Cooper Lee, u akuzuan me konspiracion për keqpërdorim të fondeve të investimeve të huaja; se kishin gënjyer investitorët e huaj për përdorimin e këtyre fondeve; dhe se kishin bërë deklarata të rreme tek Agjencia për Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit që administron programin e vizave EB-5.

Henderson dhe Lee u arrestuan të martën në mëngjes. Hu, që menaxhonte zyrën e Shangait dhe gjente investitorë në Kinë, nuk është kapur.

Të tre personat përballen me disa akuza për mashtrime financiare, konsporacion për të kryer shkjelje ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për deklarata të rreme.

Një avokat i zotit Henderson nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Henderson ka mohuar më parë të ketë bërë shkelje.

Vendimi vjen më pak se një vit pasi zoti Henderson ra dakord të paguante mbi 1.4 milionë dollarë gjoba për të mbyllur një padi ndaj tij nga Komisioni për Letrat me Vlerë dhe Bursën.

Programi i vizave EB-5 u krijua nga Kongresi në vitin 1990 për të nxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar inevstimet e huaja. Sipas programit, qytetarët e huaj mund të fitojnë të drejtën për qëndrim të përhershëm, nëse investojnë të paktën 500 mijë deri në 1 milionë dollarë në një biznes amerikan që krijon të paktën 10 vende pune.

Në vitin 2011, Henderson krijoi Qendrën Rajonale të San Franciskos për të mbledhur fonde nga investitorë të huaj, në bazë të programit të vizave EB-5.

Fondet që kishte grumbulluar kompania e tij, duhej të ishin përdorur për shtatë biznese të reja që së bashku kishin premtuar të hapnin mbi 2 mijë vende pune në Kaliforninë veriore.

Por sipas akt-padisë, Henderson ia ndryshoi destinacionin miliona dollarëve nga investitorët duke blerë prona për biznes, një kompleks për përpunimin e bulmetit, një kompani salçiçesh dhe projekte të tjera.

Investitorët në gjashtë nga shtatë projektet kanë humbur pjesën më të madhe të parave të investimit dhe shumë prej tyre nuk kanë gjasa të përfitojnë nga programi i vizave EB-5, pasi “projektet ku ata kishin investuar nuk ishin financuar mjaftueshëm dhe nuk kishin krijuar vende të reja pune”.

Popullariteti i këtij programi ka krijuar një listë prej 34 mijë aplikantësh në pritje, ndërsa numri mesatar i vizave për çdo vit është 10 mijë. Shtetasve kinezë tani u duhet të presin mesatarisht 16 vjet për të marrë një vizë EB-5.

Next Post
FOTO/ Elbasan, e moshuara gjendet pa shenja jete në ullishte

FOTO/ Elbasan, e moshuara gjendet pa shenja jete në ullishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In