• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi për Laprakën, del në dritë një tjetër bllok banimi në Njësinë 11

by Java News
02/08/2018 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës po punon për rikualifikimin urban të një blloku të ri banimi në kryeqytet, kësaj radhe në Laprakë.

Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse midis rrugëve “Marubi” dhe “S. Bruzi”, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujërave të shiut, ujësjellësi, ndriçimi etj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës, së bashku me deputetin e PS, Ulsi Manja. Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për qytetarët të zonës pranë Spitalit Ushtarak. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga mënyra se si kanë ecur punimet në këtë zonë me rrugët “Marubi”, “Bruzi” dhe rrugicat që i lidhin ato. Mbaj mend se kam qenë ekzaktësisht përpara 3 vitesh këtu, në një familje këtu afër, të cilët më thanë: “Kryetar, do të votojmë për ty, por rrugës tonë s’ka për t’i ardhur radha në mandatin e parë”. Ende s’ka mbaruar mandati i parë, jemi në vitin e 3-të dhe po mbajmë premtimet që kemi dhënë në fushatë, për t’u siguruar se bëjmë gjithçka kemi premtuar. Përkundrazi, u bë jo vetëm rruga që u premtua, por i gjithë blloku”, tha Veliaj.

Ai falenderoi banorët për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve që po realizohen për transformimin e bllokut, kryesisht me shtëpi private. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave, të cilat pengojnë projektet zhvilluese me impakt pozitiv për të gjithë komunitetin.

Paralelisht me përfundimin e rifiniturave të fundit të rrugës, po vijon puna edhe me institucionet e tjera për zhvendosjen e disa shtyllave. “

Veliaj tha se bashkëpunimi Qeveri-Bashki në këto vite ka rezultuar histori suksesi, duke thyer rekord jo vetëm në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, por edhe në urbanizmin e këtyre zonave. “Qeveria ‘Rama’ dhe kjo bashki do të mbahen mend për faktin që kanë thyer rekord: njëra për legalizimet, tjetra për urbanizimet. Filozofia jonë është: qeveria është një hap përpara me legalizimet, pra u bën letrat dhe u jep të drejtën e pronësisë kujtdo që ka vendosur të vendoset në Tiranë, ndërkohë më pas vjen bashkia për të urbanizuar zonën. Them se të dyja palët, qeveri-bashki, kemi arritur një histori suksesi. Ndaj, besoj sot kjo lagje ngryset me një vlerë më të madhe”, theksoi Veliaj.

Deputeti i PS, Ulsi Manja falenderoi bashkinë e Tiranës për vëmendjen e shtuar, ndërsa njoftoi edhe projektin për rehabilitimin e blloqeve të tjera, duke i dhënë një pamje krejt tjetër gjithë Njësisë 11.

a.ç

Next Post
Sezoni veror me kalendar festash, mbi 500 evente për turistët dhe vendasit

Qeveria zbulon shifrat: Mbi 3.1 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë këto 7 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In