• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Veliajt: Fusha sportive e Laprakës do t’u mbetet banorëve

by Java News
31/10/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fusha e futbollit në Laprakë do të mbetet hapësirë sportive për banorët, edhe pse administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës kishte plane të tjera për të.

Nga shkolla “Aleks Buda”, ku prezantoi buxhetin e vitit 2019 për Njësinë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi qytetarët se ajo hapësirë do të mbetet siç është dhe se Bashkia e Tiranës do të shpronësojë pronarët, të cilët kanë fituar të drejtën e pronës mbi fushën.

Veliaj: “E paimagjinueshme çfarë pafytyrësie kanë ata që menaxhuan për kater vite Laprakën dhe Tiranën, që menaxhuan gjykatat, që e falën tokën në gjykatë dhe sot bëjnë sikur përvëlohen për qytetarët, ndërkohë që i kishin bërë planet dhe fituar gjyqet, siç u donte qejfi. Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën, dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin, është se fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t’i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sportiv, që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua. Kam një pyetje: Si do të kthehen ata në Laprakë, pasi e kishin Laprakën, e kishin fushën dhe e çuan për pallate, pasi e kishin këtë komunitet për t’i bërë gjitha këto punë dhe nuk vijnë as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak?”

Veliaj tha se falë vettingut në drejtësi, jo vetëm qytetarët, por edhe Bashkia e Tiranës, po fiton në favor të interesit publik.

Veliaj: “Si ka mundësi që sapo nisi vettingu Bashkia e Tiranës filloi të fitonte gjyqe, të cilat kishin vite që jepeshin në avantazh të një privati? Unë besoj te fuqia e vettingut; në Tiranë është ndjerë në të gjitha fitoret e Bashkisë së Tiranës për interes publik, në dallim nga interesi privat, që fitonte më parë. Kjo është diferenca. Para që kursehen për publikun, terrene që kursehen për publikun”.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se opozita edhe në Këshillin Bashkiak punon vetëm për të penguar zhvillimin e qytetit, duke mos miratuar as vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, siç është ndihma ekonomike.

Madje, ai bëri të ditur se gjatë këtyre muajve këshilltarët e djathtë vijnë në mbledhjet e këshillit vetëm për evidencë, për të marrë paratë nga pjesëmarrja në mbledhje.

Veliaj: “Pyetja që kam për PD është: Pse nuk vini kur votojmë ndihmën ekonomike për familjet e Laprakës? Pse nuk vini kur votojmë asistencën e personave me aftësi të kufizuar? Pse nuk vini kur votohet bonusi i qirasë? Pse nuk vini kur votohet rimbursimi i energjisë? Pse nuk vini kur shpërndahen banesat sociale? Pse nuk vini kur bëjmë investime në komunitet? Si ka mundësi që e kanë menaxhuar këtë qytet dhe këtë komunitet, sidomos Laprakën, që e kanë pasur bastion, dhe nuk kanë bërë asnjë punë?! Si ka mundësi që vijnë një minutë, sa për të firmosur procesverbalin në Këshillin bashkiak dhe zhduken pa marrë asnjë vendim?”

Ndaj, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet e ardhshme PS-ja të sigurojë shumicën në Këshillin Bashkiak, për të mundësuar miratimin e të gjitha vendimeve transformuese për qytetin.

Mandej, kreu i Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje të gjithë prindërve dhe çifteve që të mbjellin një pemë në kryeqytet, si pajë për gjeneratën e ardhshme. Një apel pati edhe për uljen në maksimum të përdorimit të automjeteve.

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In