• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Palokës: Nëse bëhen zgjedhjt, largohem nga politika!

by A R
14/04/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet me bindje të plotë se nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën me 30 qershor, datë kjo e dekretuar nga Presidenti i Republikës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Paloka lëshoi një deklaratë të fortë, ku tha se nëse kjo do të ndodhë (të mbahen zgjedhje pa opozitën”, atëherë  ai do të largohet përfundimisht nga skena politike.

Gjithashtu Paloka foli edhe për makinën e djegur dje para Kuvendit, teksa e cilsoi si rast provokimi dhe përjashtoi faktin që opozita të ketë gisht në këtë skenar.

Sipas Palokës, nëse do të vijohet kështu me revolta qytetare nga njëra anë dhe me arrogancë të qeverisë nga ana tjetër, pamje si të djeshmet, mund të bëhen rutinë.

“Nuk ka asnjë  të arrestuar. Kjo polici iu çon gaz lotsjellës qytetarëve në shtëpi, iu çanë koka dhe iu thyen këmbët. Nuk ka zot që ia lanë faturat. Policët nuk janë plagosur . Ata flasin për dhunë, pse? Sepse janë hedhur fishekzjarrë. Nuk ka pasur dhunë.

Gazetarët u dhunuan dhe u gjakosën, por edhe 15 qytetarë.  

Nuk ka ta të drejtë ta përdorë gazin në protesta të tilla.  Këto nuk kemi ku t’i verifikojmë, sepse Prokuroria, gjykata dhe policia janë të Ramës dhe të qeverisë. Gazi është hedhur kur Basha po fliste para mediave. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. 

Të jenë të bindur se nesër një më një do të mbajnë  përgjegjësi. Nesër asnjë nuk do të harrohet. Nesër do të japin llogari së bashku me shefin e tyre.

PD ka mbajtur një qëndrim zyrtar dhe është shprehur se djegia e makinës ka qenë një provokim dhe makina ka qenë siç rezultoi me targa false, që rezulton e  një makinë tjetër e regjistruar në Sukth.   

Kështu siç po shkon puna, këto pamje do të jenë normale në rrugët e Tiranës. Policia duhet të ruajë rendin dhe sigurinë dhe të kapë grabitësit. Si ikën grabitësit, si u zhdukën?  

 Ato duhet të kapë policia, po ato nuk i kapë dot sepse i ka në parlament. Siguria shkelet çdo ditë nga qeveria dhe jo nga qytetarët.

Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. 

Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. 

Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur  në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë  dhe rruga jonë është pa kthim. 

Vendimi politik nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë, me revolta dhe me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. 

Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, tha Paloka.

/a.rada

Next Post
Disiplina paralajmëron Kastriotin, dënon Tiranën dhe Partizanin

Flamurtari luan për vete dhe Partizanin, realizon mrekullinë e radhës kundër Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com