• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Premtimet boshe ekonomike të opozitave në Shqipëri

by
25/10/2015 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Premtimi ekonomik më bosh i një lideri opozitar në Shqipëri është padyshim ai që bëri Fatos Nano në shtator 1997, sipas të cilit, shqiptarëve do t’u ktheheshin 100% të parave që kishin depozituar në skemat piramidale.

Duke ardhur në ditët e sotme, para dy vjetësh, për të demonstruar situatën e rëndë ekonomike të Shqipërisë, Edi Rama, përsëriste papushim refrenin “1 milion të papunë”. Dhe si ilaç për këtë sëmundje të rëndë, ai premtonte 300 mijë vende të reja pune për 4 vjet, pasi të vinte në pushtet.

Dhe pasi Rama erdhi në pushtet dhe ndërroi drejtorin e INSTAT-it, ky i fundit gjeti se numri i të papunëve në Shqipëri, në fund të vitit 2013, ishte vetëm 198 mijë. Shumë larg kjo shifër prej “1 milion të papunëve”, që Rama përmendte pothuaj çdo ditë kur ishte në opozitë…

Aktualisht, gjatë një turneu në qytete të ndryshme të vendit, Lulzim Basha ka deklaruar se Shqipëria është në buzë të një gremine ekonomiko-financiare (pavarësisht se Standard & Poor’s , bazuar në reformat e deritashme, parashikon se mund ta ngrejë klasifikimin e Shqipërisë në 6 muajt e ardhshëm nga BB në BBB).

Dhe si ilaç për sëmundjen e rëndë të ekonomisë dhe financave shqiptare, Basha premton një taksë të sheshtë 9% mbi fitimet dhe mbi të ardhurat personale, si dhe një kufi 120 milionë lekë (të vjetra) për xhiron pa TVSH.

Por ç’na tregon përvoja e qeverisë Berisha, e cila zbatonte një taksë të sheshtë më të lartë (10%) dhe një kufi xhiro pa TVSH më të ulët (80 milionë lekë)?

Në vitin më të mirë të qeverisë Berisha për vjeljen e të ardhurave (2008) u arrit të futej në thesarin e shtetit 26.9% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërkohë që shpenzimet buxhetore ishin sa 32.4% e vlerës së PBB-së. Pra, deficiti ishte sa 5.5% e vlerës së PBB-së.

Duke presupozuar me optimizëm që, me taksa më të ulta se të qeverisë Berisha, qeveria e ardhshme Basha do të jetë e zonja të arrijë maksimumin e së parës në vjeljen e të ardhurave (26.9% të PBB-së), pyetja që shtrohet është se sa do të shpenzojë ajo. 

Që të shpenzojë sa 32.4% e PBB-së, i bie që ta shtojë çdo vit borxhin publik me 5.5% të PBB-së. Ndërkohë, FMN-ja i ka kërkuar Shqipërisë që ta ulë brenda 5 vjetësh borxhin publik nga 71% të PBB-së në 57%. Dhe zbatimi i kushteve të FMN-së monitorohet me vëmendje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, si financiare edhe politike, si shtetërore edhe private…

Nga ana tjetër, në qoftë se qeveria e ardhshme Basha i ul shpenzimet (që të zbatojë kushtin e FMN-së për uljen e borxhit publik deri në 57% të PBB-së), i bie që, praktikisht, mos t’i mbeten para në dorë për të stimuluar ekonominë me investime publike. Sepse me 26% të PBB-së mbulohen vetëm shpenzimet korrente të buxhetit (pagat, pensionet, ndihma sociale, mirëmbajtjet/meremetimet, interesat e borxheve të vjetra, fondi i emergjencave, etj.).

Me pak fjalë, Basha ose duhet të propozojë një paketë fiskale që do t’i rriste të ardhurat goxha përtej 26.9% të PBB-së, ose duhet të pranojë një buxhet që nuk e stimulon ekonominë, por thjesht mbulon shpenzimet korrente të vitit.

Një premtim tjetër bosh i Bashës është ai për “pullën fiskale” të bizneseve të vogla. Sipas Bashës, një biznes që ka xhiro vjetore nën 120 milionë lekë (të vjetra), do të paguaj në fillim të vitit 0.5% të xhiros dhe do të marrë si shkëmbim një “pullë fiskale”, që ta vërë atë në një vend të dukshëm të biznesit. Ato biznese që do ta kenë këtë pullë, nuk do të kontrollohen më gjatë gjithë vitit nga inspektorët e tatimeve, premtoi Basha.

Dhe pyetja është sesi mund të kuptohet nëse një biznes e ka xhiron reale 500 milionë në vit apo 120 milionë (sa ç’e ka deklaruar në fillim të vitit, për t’i shpëtuar pagimit të TVSH-së). Në qoftë se bizneset shqiptare nuk kontrollohen nëse shesin me kupon fiskal dhe furnizohen me fatura tatimore, shumica dërrmuese e tyre do të vetshpallen si biznese të vogla, me xhiro nën 120 milionë lekë. Pavarsisht se xhiron reale mund ta kenë disa qindra milionëshe…

Kuptohet që premtimet e Ramës e të Bashës nuk janë aq boshe sa ai i Fatos Nanos dikur, për kthimin 100% të parave që shiptarët kishin humbur në skemat piramidale. Por dreqi e mori, kanë kaluar 18 vjet qysh atëherë…/Respublica/

Next Post

Thashethemet, Eneida Tarifa fiton Festivalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

E pazakontë/ Trinjaket nga Kukësi nisin universitetin bashkë: Zgjedhin Farmacinë për të qenë pranë njëra-tjetrës!

September 26, 2026
EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

September 26, 2026
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

September 26, 2026
Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

September 26, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

September 26, 2026
“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com