• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premier League kërkon përdorim të VAR-it

by Java News
16/01/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë pas testimit të teknologjisë VAR për herë të parë në futbollin anglez, trajnerët e skuadrave të Premier Leagues e kanë vlerësuar urgjente futjen e kësaj teknologjie, pas dy vendimeve shumë të diskutueshme në ndeshjet e së shtunës.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino, ka udhëhequr thirrjet për asistimin e arbitrave nga videoxhirimet, pasi ekipi i tij pranoi gol në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Watfordit që përfundoi 2:2, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Watfordi barazoi nëpërmjet sulmuesit Abdoulaye Doucoure që pas reprizave u vërejt qartë se kishte shënuar me dorë. Ndërsa trajneri i Sëanseas Carlos Carvalhal ka insistuar se ekipit të tij do t’i jepej penallti e pastër ndaj Neëcastles (1:1) po të ishte përdorur sistemi VAR.

Sistemi VAR “debutoi” të hënën e shkuar në ndeshjen e FA Cup ndërmjet Brightonit dhe Crystal Palacet kurse dy ditë më vonë u përdor edhe në ndeshjen gjysmëfinale të League Cup ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. Me gjithë debatet e përziera, u konstatua se VAR kishte një provë efektive dhe u arrit marrëveshja që prej edicionit të ardhshëm të përdoret edhe në ndeshjet e Premier Leagues.

“Jam shumë i mërzitur për shkak se kurrë në Premier League nuk kanë ndodhur gabime të tilla. Të përjetosh padrejtësinë në një ndeshje futbolli është shumë e rëndë”, është ankuar Pellegrino. “Unë mendoj se teknologjia duhet të futet menjëherë, pasi është më se e nevojshme për të evituar situata të rënda, siç ishte goli i parregullt që e pranuam ndaj Evertonit”.

Portugezi Carvalhal ka insistuar se ekipit të tij i janë mohuar dy pikë, pasi në pjesëlojën e parë mbrojtësi i Neëcastles, Mohamed Diame, preku topin me dorë në zonë, gjë që nuk u vërejt nga arbitrat…, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kush i zhduku dosjet? Ish-kreu i SHISH: Ju rrëfej si u prek arkiva e ish-sigurimit

"Pse tremben PD-LSI nga Arta Marku"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In