Një foshnje e sapolindur ka shoqëruar mamanë e saj në funeral pas një beteje të humbur me COVID-19. 35-vjeçarja Samantha Willis nga Irlanda e Veriut ndërroi jetë pas 16 ditësh që luftonte me virusin.
Gjatë funeralit të saj, pas arkivolit qëndronte një grua duke mbajtur vajzën e sapolindur të së ndjerës, Eviegrace, e cila erdhi në jetë ndërsa e ëma ndodhej e sëmurë në spital.
Bashkëshorti i saj shkroi një postim të gjatë në Facebook të dedikuar për gruan e tij, ndërsa nxiti njerëzit që të vaksinoheshin pasi virusi nuk është shaka. Në shkrim, ai zbuloi se Samantha nuk e kishte marrë vaksinën.
/a.r











