• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Preka fundin!”/ Gjergj Luca tregon si i shkatërroi bizneset Sali Berisha: I vajta vajzës së tij në zyrë…

by A R
11/07/2023 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Gjergj Luca, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka rrëfyer se si iu shkatërrua biznesi gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Luca rrëfeu një bisedë me vajzën e Berishës dhe familjarë të tij, ndërkohë që deklaroi se për tetë vite biznesi i tij u rrënua tërësisht dhe ai përfundoi duke luajtur domino.

Biznesmeni tregoi zhgënjimin ndaj Berishës dhe qeverisjes së tij, duke deklaruar se e kishte besuar dhe mbështetur Partinë Demokratike, por e quajti një gënjeshtër dhe Berishën një lider komunist.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Si ka mundësi që Saliu po vazhdon kaq gjatë? Po vete 80 vjeç, në moshë të madhe dhe nuk bën pak pushim…?

Gjergj Luca: Unë kam një raport familjar me të.

Ylli Rakipi: Do të më thuash çfarë mendon për të? Ti je njeri publik, që del shpërthen, klith, përpiqesh të thuash të vërtetën, sipas teje.

Gjergj Luca: Unë dua të jap njëherë opinionin e babait tim për të. Gjergj Luca është mburrur me Sali Berishën. Ndreka nuk e ka dashur, por më shumë se sa e ka dashur, është mburrur me të, e ka patur idhull në kokën e tij. Ndrek Luca ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka qenë i shtruar te pavioni 12, që atëherë kanë filluar njohjet. Ka qenë një kardiolog i mirë (Berisha), i kujdesshëm, etj. E ka njohur kur e ka patur doktor. E ka njohur në Teatër, sepse shkonte dhe ishte i apasionuar, shikonte të gjithë shfaqjen. Ishte një burrë që lexonte ditë-natë dhe im atë thoshte, Sali Berisha është një malësor, si babai jot, që ka zbritur nga maja e malit me etje të madhe për librin, me dashuri të madhe për dijen, rebel për të ecur përpara. Unë jam formuar në familjen time, me këtë malësor shembull që ishte një njeri që babai im e kishte në kokën e tij dhe e merrte për shembull të rracës tonë malsore. Ky ka qenë Sali Berisha për babain tim.

Tani, kush jam unë për Sali Berishën?

Kush kam qënë unë për Sali Berishën dhe administratën e Sali Berishës, e di e gjithë Shqipëria. 8 vjet më kanë çuar në internim… Kur erdhi në 2005 në pushtet, unë e kam ndihmuar Partinë Demokratike siç e kam ndihmuar gjithmonë. Miqtë e mi socialistë më thoshin malok në mes të Tiranës, sepse ndihmoja në mënyrë të pakompromis këtë parti. Ishte partia e malësorëve, Partia Demokratike, partia që luftonte komunizmin dhe këtë përrallë e kisha ngrënë edhe unë, e kisha përtypur e kisha në stomak. Derisa pashë KOP-in, kur pashë Lulin, çunat të rinj, mendova që këta që erdhën nga Perëndimi, do të luftonin korrupsionin.

Unë i besova kësaj përralle totalisht, nga një mik i këtyre u bëra rebel dhe kam dalë kundra në mënyrën më të egër, duke bërë gjysmën e Tiranës blu, kur të tjerët kishin frikë të vinin një flamur. E di kush ishte shpërblimi?

I kam bërë një letër pas gjashtë muajve Saliut, që nuk i ka rënë në dorë, ose i ka rënë në dorë dhe i them, o Sali po nuk i do taksat e mia, që mi kanë rrethuar njerëzit e tu të gjithë lokalet? Keni ardhur të luftoni korrupsionin, pse ju silleni në këtë formë? Nuk më erdhi asnjë përgjigje dhe asnje reagim.

I kam vajtur në zyrë, vajzës së vetë. Sali Berisha ka një familje të mrekullueshme. Ka një grua dhe vajzë të mrekullueshme, djalin nuk ia njoh. I kam vajtur në zyrë vajzës dhe i kam thënë, ka mundësi, i kam çuar një letër babait tënd, ta lexojë atë letër dhe të më japë përgjigje. Unë paguaj 400 e ca milionë taksa në muaj, nëse shteti shqiptar nuk i do taksat e mia unë po tërhiqem, ishin kazinotë, por mua më kanë rrethuar horra që nuk paguajnë asnjë taksë. Ajo e shkreta u vu në një pozitë të keqe dhe më thotë, zoti Gjergji, ju e dini që ne kemi respekt për familjen tuaj, mos më vër në pozitë, ky është një biznes që babai im as e percepton, as ka lidhje, as e mendon. Unë insistova dhe ajo me të drejtën e Zotit më tha dhe e besoj, që babai i vetë nuk ka lidhje me historitë e bixhozit. Më pyeti, i nderuar, çfarëdo gjëje tjetër që ty të kanë bezdisut dhe ke nevojë, e ke derën e familjes tonë të hapur.

Kjo fjalë e vajzës së vet, që për mua është e mrekullueshme, mua më ka mbyllur gojën dhe fjalët e babit tim, që unë kurrë këtë njeri nuk e kam përmendur, megjithëse ky më ka bërë copë nëpër facebook. Unë nuk pështyj mbi varrin e babait dhe e dyta ai ka një vajzë të mrekullueshme dhe po të shpjegoj edhe një histori me nënën time. Kur unë kam qenë duke prekur fundin, varrin, nëna ime i ka vajtur Liri Berishës dhe i ka thënë, o Liri po ne jemi miq. Po Mimikë i ka thënë, çfarë ke?

Djalin e kam të shkatërruar komplet, ka prekur fundin. Mirë që më mbyllën bixhozin, por pas gjashtë muajve, unë isha në Shëngjin, në të gjithë Europën kam qenë numër, në Spanjë, në Greqi, kam bërë 40 grekë të punonin për mua…

Këta plera, llumra, këta qenë, që mbante ky mbrapa, kjo organizatë partie, që nuk donte asnjë zë ndryshe, asnjë njeri të gërthiste dhe të thoshte të vërtetën, mu turrën si qen dhe më mbyllën peshkun, importet, eksportet, fabrikat dhe unë kam ndejtur 8 vjet duke ardhur në Tiranë duke u dehur. Kam përfunduar duke luajtur me një mikun tim, Bert Luli, duke luajtur domino, duke pirë raki, duke kënduar, u transformova në kulmin e energjive, 40 e ca vjeç, kisha ngritur një Perandori dhe më çuan të prek fundin.

Nuk kam ikur prej Shqipërie, vetëm për të kthyer fytyrën time në vend. Kam bërë namin, i kam dalë kundër këtyre. Kam ikur në çdo shtëpi rebeli të djathtë, që ka patur nga 2-3 njerëz të vdekur, të pushkatuar, i kam shkuar dhe i kam thënë, jepjani votën Partisë Socialiste, Edi Ramës, kjo është rrenë. Edi Rama është i djathtë, nuk është ky i djathtë, Edi Rama është rebel, ky (Berisha) është komunist.I kam marrë Laçin, Shën Kollin, Talen, Rrilën, Lezhën, i  kam vënë gjoksin, kam qenë në gjunj në fund… Dhe Zoti nuk më zhgënjeu, nuk zhgënjeu intuitën time.

Dhe kjo është tragjedia, një njeri që është lider te e majta, mendjehapur për popullin e tij, është mendjehapur për biznesin, është njeri që të jep mundësi për të punuar, njeri që vjen pas ëndrrës tënde, me një organizatë komuniste nga krahu tjetër, kjo është rrena më e madhe. Më vjen keq që këtë rrenë e kuptoi Shkodra pas 32 vjetëve, Shkodra ime.

Ky burrë, që ka ditur të ndërtojë një familje të mrekullueshme, ky burrë që ka besuar te njerëzit, që besimi i njerëzve e ka shkatërruar… Ky tjetri (Rama), duke patur gjithë llumin përreth, ka fatin më të madh që është bërë reforma në drejtësi dhe fati më i madh i Shqipërisë, që gjithë llumi që nuk do të hyjë në sistemet për të ndihmuar kapitalizmin, i gjithë do përballet me SPAK, sepse janë hajna, të pandershëm, janë plehra. Forca e këtij burri është për të ndërtuar sistemet.

/a.r

Next Post
“Ça paske bo kështu o Zamo?!”/ Luca tregon vizitën në shtëpinë e Samir Manes: Për çfarë duhet kjo shtëpi në këtë vend?

“Ça paske bo kështu o Zamo?!”/ Luca tregon vizitën në shtëpinë e Samir Manes: Për çfarë duhet kjo shtëpi në këtë vend?

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Gjigant Gjergj Luca; trim, mendjehapur dhe punetor i palodhur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In