• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

“Prej vitesh fazën e fundit e fiton më i forti në tavolina, jo në fushë”, gazetari sportiv analizon finalen e Kupës së Shqipërisë

by E S
13/05/2026 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari sportiv Fatjon Baze ka analizuar këtë të martë fundin e edicionit në Kategorinë Superiore, finalen e Kupës së Shqipërisë që luhet mbrëmjen e sotme, si dhe sfidat vendimtare të fazës “Final 4”.

Sipas tij, të gjitha ekipet e mbyllën sezonin në pozicionet që meritonin, bazuar në atë çfarë kanë dhuruar gjatë gjithë edicionit.

Gazetari komentoi edhe ndeshjet e shumëpërfolura të fazës së katërt, për të cilat u hodhën akuza dhe dyshime të shumta.

“Finalja e mbrëmjes së sotme pritet të dhurojë emocione, pasi përballen dy ekipe që synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe. Kemi një Egnatia me trajner të ri, Nevil Deden, dhe në këndvështrimin tim kjo është prova e parë reale e tij në stolin e rrogozhinasve. Them reale, sepse pavarësisht se ka drejtuar disa ndeshje, nuk mund të themi se gjithçka është përcaktuar vetëm nga fusha e lojës, duke parë mënyrën se si shkuan disa sfida të fazës së katërt. Pikërisht sot do të shihet më qartë se si do të adoptohen idetë e tij te skuadra.

Nga ana tjetër kemi Dinamon, e cila pavarësisht ulje-ngritjeve arriti objektivin e saj, që ishte pjesëmarrja në Europë. Fitimi i Kupës së Shqipërisë do të ishte qershia mbi tortë për ta. Kanë një trajner me eksperiencë, të cilit sfida të tilla i kanë rezultuar shpesh të suksesshme.

Sa i përket kampionatit, me atë që kemi parë gjatë këtij edicioni, mendoj se renditja finale është e duhura për të gjitha skuadrat. Secila ka marrë atë që meritonte bazuar në paraqitjet e saj.

Faza e katërt, edhe pse u shoqërua me shumë polemika dhe akuza, mendoj se duhet parë edhe me pak ironi, pavarësisht se gjithçka ishte një skandal.

E them këtë sepse nuk mbaj mend prej vitesh që faza e fundit e Superiores të jetë luajtur ndonjëherë plotësisht me ndershmëri.

Prej vitesh, faza e katërt ka treguar se kush është më i fortë nëpër tavolina dhe jo në fushën e lojës”, u shpreh Fatjon Baze.

Sipas tij favorit këtë sezon për të fituar Kategorinë Superiore mbetet Vllaznia që ka pasur një ecuri mjaft pozitive përgjatë gjithë kampionatit.

Next Post

Debati duhet orientuar rreth kompetencave të bashkive dhe jo rreth gjeografisë së tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

October 2, 2026
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

October 2, 2026
“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

October 2, 2026
Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

October 2, 2026
VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com