• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prej vetëm 8 ditësh në Angli, adoleshenti shqiptare kapet në fermën e kanabisit

by A R
26/04/2023 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent shqiptar u dënua me 20 muaj burg të hënën, pasi u shpall fajtor për prodhim të lëndëve narkotike. 19-vjeçari Mariglen Luka u arrestua brenda një “shtëpie bari” në Lids më 6 mars të këtij viti.

Sipas prokurorit të çështjes, Mark Thomas, efektivët e policisë kishin shkuar në adresën e banesës për të arrestuar një tjetër person. Fillimisht Luka u përpoq të largohej nda dera e pasme por më pas ndryshoi mendim dhe hapi derën, duke lejuar policët që të kryenin kontrolle. Ata gjetën aty 52 bimë kanabisi, ndërsa matësi i energjisë elektrike ishte modifikuar.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, raportohet se Luka ka pranuar që jetonte në atë banesë dhe kujdesej për bimët. Ai rrëfeu se kishte hyrë në Angli përmes një kamioni nga Belgjika, vetëm 8 ditë para se të arrestohej. Si shumë të rinj shqiptarë që emigrojnë ilegalisht në Angli, Luka tha se kishte një borxh prej 16 mijë paundësh për të paguar te personat që i kishin mundësuar futjen në ishull. Ai gjithashtu u tha policëve se ishte dërguar direkt në shtëpinë e barit nga trafikantët.

Por edhe pse dëshmoi se i frikësohej personave të cilëve u kishte para borxh, gjykata vlerësoi se ai luante një “rol domethënës” në aktivitetin kriminal dhe “nuk kishte presion të jashtëm” pasi kishte edhe çelësin e shtëpisë dhe mund të largohej kur të donte.

Pavarësisht kërkesës së përsëritur të avokatit për ta pezulluar dënimin për shkak të moshës së re të Lukës, gjykatësi tha se kishte frikë mos Marigleni zhdukej nëse e linte të lirë.

Gjithashtu gjykatësi tha se Luka do të deportohej nga Anglia pasi të kishte kryer gjysmën e dënimit, megjithëse vendimin përfundimtar do ta merrte “Home Office”, Ministria e Brendshme e Anglisë.

Përdorimi i të rinjve shqiptarë nga trafikantët e lëndëve narkotike ka qenë një prej temave më të nxehta të diskutimit në Britaninë e Madhe gjatë muajve të fundit, që kulmuan edhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare për kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në Shqipëri 1000 qytetarë shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një “task-force” të përbashkët për migracionin, e cila shërben si porta kryesore për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbreterine e Bashkuar.

Këtu përfshihen kontrollet e përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, verifikimet e shtuara për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe dhe shkëmbimi i oficerëve të lartë të policisë në të dy vendet.

/a.r

Next Post
“Dëftesa” e Belindit objekt talljeje në rrjet/ Ja video që po bëhet virale në Facebook

“Dëftesa” e Belindit objekt talljeje në rrjet/ Ja video që po bëhet virale në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In