Njoftohet se ushtria izraelite që nga tetori i vitit të kaluar e deri tani ka arrestuar 2.320 fëmijë nga mosha 11 deri në 18 vjeç.
Në një deklaratë të bërë nga Njësia për Hulumtim dhe Dokumentim të institucionit për të burgosurit dhe të liruarit palestinezë, njoftohet se ushtria izraelite që nga tetori i vitit të kaluar e deri tani ka arrestuar 2.320 fëmijë nga mosha 11 deri në 18 dhe se ende 400 nga këto fëmijë ndodhen të burgosur në burgje të ndryshme të Izraelit, raporton AA.
Në deklaratë teksa tërhiqet vëmendja se është rritur masa e arrestimeve të fëmijëve femra dhe meshkuj të palestinezëve që pas tensioneve që nisën tetorin e vitit të kaluar, theksohet se kjo rritje në fjalë përbën kërcënim për të ardhmen e fëmijëve palestinezë.
Në deklaratën ku theksohet ndër të tjera se fëmijët nën arrest janë të ekspozuar ndaj abuzimeve të ndryshme, thuhet gjithashtu se fëmijë palestinezë në burgjet e Izraeli janë të ekspozuar ndaj torturave të ndryshme, citohet Express. (b.an)