• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan te Putin, ngrirja zgjati vetëm shtatë muaj

by Aalison Pearse Stevens
07/08/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngrirja në raportet mes Rusisë dhe Turqisë zgjati vetëm rreth shtatë muaj, riafrimi vetëm gjashtë javë. Kur presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan të martën (09.08) do të udhëtojë për në Rusi për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, që të dy do të kenë bërë një kthesë prej 180 gradë. Vizita e presidentit turk faktikisht përfundon në qytetin e Putinit Shën Peterburg. Atje Erdogani do të shprehë keqardhjen për goditjen e bombarduesit rus të tipit Su-24 në kufirin turko-sirian më 24 nëntor 2015 nga ushtria turke dhe do të kërkojë falje prej familjeve të viktimave.

Incidenti, prej të cilit gjetën vdekjen dy ushtarakë rusë, i ftohu marrëdhëniet mes dy partnerëve të ngushtë. Rusia reagoi ndër të tjera me ndalimin e importeve të produkteve ushqimore turke dhe anuloi të gjitha fluturimet charter për në Turqi, aq e frekuentuar prej turistëve rusë. Përveç kësaj Moska pezulloi dy projekte të mëdha: ndërtimin e një linje gazsjellësi përmes Detit të Zi dhe një centrali atomik. Lidhur me këto do të vendosin tani personalisht Putini dhe Erdogani.

Sulmet verbale me sa duket janë harruar

Riafrimi është për më tepër i papritur, nëse ke parasysh, se si të dyja palët kanë shkuar me njera-tjetrën para pak kohësh. Ndonëse Erdogani shprehu menjëherë keqardhjen për sulmin e avionit luftarak rus, ai theksoi, se vendi i tij nuk toleron shkeljen e kufirit. Në javët që kishin paraprirë disa herë Turqia kish protestuar për shkeljen e hapësirës ajrore turke në kufirin me Sirinë prej bombarduesve rusë. Në Perëndim u rrit shqetësimi nga një konflikt eventual ushtarak mes Rusisë dhe Turqisë, e cila është anëtare e NATO-s.

Putini e quajti goditjen e avionit rus si “thikë në shpinë”. “Allahu ka vendosur, ta ndëshkojë klikën qeverisëse në Turqi dhe i ka hequr asaj arsyen”, shfreu ai në një fjalim në fillim të dhjetorit 2015. Veç kësaj Moska e akuzoi udhëheqjen turke, se është e implikuar në bizneset e naftës me milicët terroristë të “Shtetit Islamik”. Pothuajse çdo ditë televizioni shtetëror rus ngrinte akuza kundër Erdoganit. Një populist i djathtë me emër, propozoi madje në parlament, që të hidhej një bombë atomike në Bosfor, për ta “shpëlarë” metropolin milionësh turk.

Por me sa duket që prej disa javësh është shpëlarë indinjata ruse. Vetëm pak ditë pas letrës drejtuar Putinit Erdogani sërish telefonoi me presidentin rus. Gjatë kësaj telefonate u ra dakord për takimin, që do të zhvillohet tani. Putin shfuqizoi ndalimin e fluturimeve charter për turistët rusë drejt Turqisë. Pas puçit të dështuar të ushtrisë turke kundër Erdoganit ka pasur edhe një telefonatë tjetër, kësaj here me nismën e Moskës. Putini në mënyrë demonstrative e mështeti Erdoganin.

Ankaraja përmbush kushtet e Moskës

Të tilla “kollotumba në marrëdhëniet ruso-turke” çorodisin edhe vëzhgues me përvojë, shkruan eksperti i Moskës për politkën e jashtme, Fjodor Lukjanov, në një artikull në gazetë. “Në rast nevoje fjalët më të ashpra mund të harrohen”, vëren kryeredaktori i revistës “Rusia në politikën globale”.

Ndër të tjera është e mundur që krahas të kërkuarit falje, Turqia ka përmbushur edhe dy kushte të tjera të Moskës, të paktën pjesërisht, thonë vëzhguesit rusë. Pilotët ushtarakë turq përgjegjës për goditjen e avionit rus janë në burg. Veç kësaj Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme, të flasë për zhdëmtim.

Afrim jo pa pengesa

Ekspertët rusë parashikojnë, që zhvillimet aktuale në Turqi do ta nxisin tani këtë vend më fort drejt Moskës. Me këtë ata kanë parasysh kritikët e BE-së, të SHBA-së dhe të Perëndimit në përgjithësi ndaj kufizimeve të demokracisë që ka ndërmarrë Erdogani si pasojë e puçit të dështuar. Rusia madje mund të bëhet një mbrojtëse e re e Turqisë, mendon Viktor Nadein-Rajevskij nga Instituti rus për Studimet politike e sociale të Hapësirës së Detit të Zi dhe rajonit të Kaspikut. “Kohët e fundit bëhej fjalë për një antarësi të Turqisë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunimin dhe në Unionin Ekonomik Euro-Aziatik”, i tha ai Deutsche Welle-s. Në të dyja organizatat Rusia është forca drejtuese.

Nadein-Rajevskij beson, se marrëdhëniet ekonomike ruso-turke mund të ripërtërihen “relativisht shpejt”. Riafrimi politik në të kundërt do të jetë i vështirë. “Problemi kryesor është Siria”, thekson eksperti. Turqia do një ndryshim qeverie në Damask, ndërsa Rusia e mbështet presidentin sirian Bashar al Assad edhe ushtarakisht.

DW/d.i.

 

Next Post

Sondazh në hotele: Infrastruktura, shkatërruese për turizmin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In