• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prej 1 viti i zhdukur në Angli, rrëfehen motrat e emigrantit 42-vjeçar

by A R
16/05/2017 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është bërë mëse një vit që një emigrant shqiptar në Londër s’ka asnjë shenjë jete. 42-vjeçari Bujar Zhupani emigrant në Angli humbi kontaktet me bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe prindërit më 14 shkurt të vitit 2016.

Dy motrat e Bujarit, ndodhen sot në studion e emisionit me ‘Zemër të Hapur” në News 24 që të mësojnë të vërtetën, pasi nuk duan të besojnë lajmin e kobshëm që i dha një miku i tij, familjes.

Sipas Shqipes, motrës më të madhe, e cila tregon gjithçka di për vëllain, ishte pikërisht data 17 shkurt kur miku i tij nga Elbasani i telefonon për t’ju thënë se Bujari ishte vetëvarur në një park të Londrës për shkak të depresionit dhe trupi ndodhej në morg.

“Lajmin e vetëvrasjes e mora vesh një natë kur isha tek prindërit, se unë jetoj në Durrës. Më telefon djali që kisha në Gjermani dhe thonë që më shkrujtën në nsn nga Anglia, një shok i Bujarit dhe i kishte thënë se ka vrarë veten. Por ai nuk e kishte parë trupin, askush nuk është lejuar që ta shoh. Ne s’kemi si e besojmë që është vetëvrarë pa e parë”,- thotë Shqipja mes lotësh.

Tre ditë para se të merrnin vesh këtë lajm, Shqipja tregoi se Bujari kishte komunikuar normalisht me nënën e fëmijëve të tij, Shqipen dhe nuk dha asnjë shenjë dyshimi, madje e kishte uruar për Shën Valentin.

Shqipja ndër të tjera tregoi se nuk mundën të flisnin më as me personin që dha lajmin e kobshëm.

“Kaq ishte ajo telefonatë dhe më pas personi që na dha lajmin e zi mbylli atë numër dhe nuk iu dha mundësi më shumë familjarëve për shpjegime”,– tregoi ajo.

Duke u ndalur tek ngjarja, motra tregon se numri i 42-vjeçarit ishte i padisponushem. Ato të dyja nuk e besojnë kurrë që vëllai i tyre është vetëvrarë, por dyshojnë që mund të jetë rrëmbyer.

“Në vitin 1997 na është varur edhe një vëlla tjetër. Ishte i martuar dhe la dy vajza jetime. Bujari thoshte që s’do ta bëja kurrë një gjë të tillë, Sa herë që flisnim Bujari ishte kategorik për këtë lloj zgjidhje”,- tregon motra, ndër të tjera.

Ne takimin e fundit, ne festat e fundvitit 2016 ai nuk kishte shfaqur asnje shqetesim dhe nuk kishte probleme. “Erdhi këtu, por unë nuk e takova, se isha në Gjermani. Erdhi na e bëri surprizë’,- thotë motra.

Bujari ka sot dy djem, më i vogli nuk pati mundësi ta njohë, pasi lindi disa muaj pas humbjes së tij. Ai kishte më shumë se 20 vite në shtetin anglez, ku ishte pajisur dhe me pasaportë angleze. Ai njihej me identitetin e tij të plotë dhe qëndrimin e rregullt në këtë shtet ia kishte siguruar ish-nusja e parë me shtetësi angleze, ishte një martesë vetëm dy vjeçare dhe më pas ata u divorcuan.

Humbja e tij mbetet mister dhe në faktin që ambasada jonë në Londër pas shumë kërkesave të familjarëve ende s’ka kthyer një përgjigje, qoftë dhe një konfirmim për vetëvrasje./a.m.

Next Post
Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, shkencëtarët fajësojnë retë…

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, shkencëtarët fajësojnë retë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com