• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Predikuesit e dhunës dhe një mësim nga Hannah Arendt!

by Java News
06/03/2019 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert Nikolla/

Situata politike e kohëve të fundit, në pamje të parë shqetësuese, ka mjaft artificë brenda saj dhe ky element e bën atë të nevojshme për t’u kuptuar nga shumica e njerëzve që e përjetojnë me mjaft shqetësim ecurinë e saj! Ajo çka e bën akoma më të ndërlikuar këtë situatë ka të bëjë me faktin se ka thirrje të hapura për dhunë jo vetëm nga përfaqësuesit politikë të opozitës (diçka që mjerisht është kthyer në rutinë tashmë), por edhe nga intelektualë, pedagogë dhe opinionistë mjaft të njohur, të cilët, pa iu dridhur syri e pa kurrfarë brejtje ndërgjegjeje bëjnë thirrje të hapur për “dhunë demokratike” me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues! Jemi në kufijtë e së pabesueshmes, por diçka e tillë po shfaqet në media e në rrjete sociale dhe po merr dramatikisht një trajtë gati të “natyrshme”!

Historia jonë na ka dëshmuar se çdo pushtet politik i ardhur prej dhunës (prej grykës së pushkës, siç thoshte Mao Ce Duni) i ka dhënë jetë një formacioni politiko-shoqëror të bazuar mbi përdorimin e dhunës ekstreme si element thelbësor të ushtrimit të veprimtarisë politike e pushtetit. Pra, prej dhunës pritet vetëm dhunë. Mjafton të kujtojmë ecejaket e dhunshme të Ahmet Zogut nga Mati në Tiranë me grupime banditësh të armatosur, herë shqiptarë e herë serbë, për ta marrë pushtetin me forcë. Po ashtu regjimi komunist i E. Hoxhës doli prej “grykës së pushkës” dhe u mbrojt prej saj deri kur ra në ’90-n.

Edhe historia e brishtë e demokracisë na dëshmon që politikanë të paskomunizmit janë të lidhur aq fort me mendësinë e “pushtetit prej grykës së pushkës” saqë e kanë përdorur dhunën shpeshherë jashtë legjitimitetit politik e moral kur kanë qenë në pushtet dhe kur kanë qenë në opozitë. Kujtojmë në këtë kontekst dhunën e ushtruar nga qeveria në zgjedhjet e 1996-s që, së bashku me piramidat financiare, u bë një ndër shkaqet themelore të trazirave që vijuan. Po ashtu edhe në vitin 1998 tundimi i dhunës nuk e braktisi kurrë forcën e ashtuquajtur “të djathtë”, që me arkivol të ngritur si trofe të synonte një grusht shteti të dhunshëm. Ajo miopi e çartur politike i është kthyer prapë opozitës së sotme duke kërkuar me çdo kusht përdorimin e dhunës për marrjen e pushtetit, duke harruar se nuk jemi më as në vitet ‘30, kur Zogu mblidhte cubat e tij, dhe as viti ‘98, kur Shqipëria nuk ishte as në NATO e as vend kandidat për në BE.

Grupimet politike që mbështesin dhunën kanë kompleksin e të “humburit të përhershëm”. Dhuna si mjet konkret aktesh të përdorimit të forcës dhe si kulturë u përket, më së shumti, grupimeve politike humbëse. Pushteti i fituar në mënyrë demokratike me numrin më të madh të votave nuk ka nevojë për ushtrim dhune si qëllim në vetvete. Dhuna e pushtetit duhet të jetë e kufizuar, legjitime e morale vetëm në ruajtjen e rendit kushtetues. Ndërkohë një opozitë që e shikon veten humbëse të pashpresë fillon e mendon ta vendosë shpresën për pushtet tek dhuna. Kjo mënyrë e të bërit politikë ka dhënë rezultate dramatike në vendet jodemokratike. Në një vend që udhëton me brishtësi drejt Europës, përdorimi politik i kërcënimit dhe forcës, përveçse jo produktiv, është ndjellakeqës për vetë forcën politike që e përdor.

Në këtë kontekst na jep një mësim tejet të vyer filozofja Hannah Arendt. Në librin e saj “Mbi dhunën” ajo prek pikërisht pasojat që vijnë prej mendësisë së dhunës dhe përdorimit të saj si mjet për të marrë pushtetin. Ndryshimi thelbësor midis pushtetit legjitim dhe grupimeve që mbështeten tek dhuna, sipas Arendt, qëndron në faktin se pushteti legjitim ka nevojë vetëm për numrat e votuesve që e mbështesin, ndërkohë që mbështetësit e dhunës, duke mos mundur të bindin votuesit me forcën e fjalës, kërkojnë forcën e dhunës. Në fakt, nëse opozita do të bindte shqiptarët në vlerat e saj dhe të drejtuesve të saj dhe ata do të dilnin me qindra e mijëra në protesta të përditshme (pa grafik!), atëherë nuk do të kishte nevojë t’i drejtohej dhunës, por duke qenë se opozita nuk e ka besueshmërinë morale, atëherë gjen prehje vetëm përdorimi i forcës ku një pakicë kërkon t’i imponohet shumicës së shqiptarëve. Ky fakt, përherë sipas Arendt, është dyfish i dëmshëm për forcën politike që e ka shpresën te dhuna. Së pari për faktin se në një rend demokratik kushtetues, në një kontekst europian, askush nuk do ta përligjë dhunën si mjet për marrjen e pushtetit; së dyti, përdorimi i forcës është tejet i dëmshëm për vetë njësinë politike që e përdor atë, pasi në strukturën e kësaj force politike nuk do të ketë asnjëherë hierarki vlerash, por vetëm respekt e mbështetje për të dhunshmin.

Duket aq aktual ky mësim i Arendt po të shohim dinamikat e brendshme të opozitës. PD-ja, e cila u krijua bazuar në pasionin e madh për liri e demokraci të shqiptarëve, është ngërthyer nën trysninë e të dhunshmëve. Një intelektual i vërtetë e ka të pamundur të ndjekë një karrierë normale brenda opozitës ku mbizotëron instinkti i dhunës. Në listën për deputetë të opozitës ka përparësi ai që fyen ose sulmon fizikisht kryeministrin, jo ai që ka forcën e mendjes e të fjalës.

Çdo forcë politike, në një vend demokratik që e bazon luftën politike te dhuna, nuk ka mundësi të mëdha suksesi, sepse ajo si formë komunikimi nuk jep rezultat mobilizimi tek njerëzit e arsyeshëm e vullnetmirë. Duke parë vështirësinë komunikuese e bindëse me të cilën përballet opozita, ajo ka mobilizuar disa simpatizantë historikë të saj në radhët e analistëve, intelektualëve dhe disa pedagogëve, që me një lehtësi të papërballueshme arsyetojnë marramenthi e bëjnë thirrje të hapur për protesta të dhunshme kundër qeverisë. Situata të tilla me një intensitet të lartë politik e emocional kërkojnë nga çdo person që ka përgjegjësi edukuese një reflektim të thellë e përgjigje që të jetë në lartësinë e pozicionit publik që secili mban. Historia është e pamëshirshme ndaj atyre që në momentet e takimit me historinë bëjnë thirrje për dhunë në një shtet demokratik!

Arrakatja e opozitës jashtë kuvendit është ogurzezë pikë së pari për vetë opozitën, por edhe për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi që është lodhur nga pasojat e dhunës, të cilat janë aq të freskëta në mbamendjen e tyre. Filozofi francez Zhak Mariten thotë se çdo protestë duhet të jetë jo e dhunshme dhe pikërisht këtu qëndron edhe forca e saj. Thënia e E. Hoxhës: “Populli shqiptar e ka çarë rrugën e  historisë me shpatë në dorë” e dëshmon më së miri se shpata e dhunës në thënien e tij u mbeti disa politikanëve si kompleks kulturor në ndërgjegjen e tyre. Përdorimi i forcës nuk mund të prodhojë liri autentike, por vetëm liri virtuale, që nuk është gjë tjetër veçse parapërgatitja për trazirat e radhës. Opozita duhet ta shkëpusë prej saj atë kordon kërthizak që mban atë të lidhur pazgjidhshmërisht me kulturën e dhunës.

Next Post
Dhuna në protesta/ Topuzi: Turistët e huaj anulojnë udhëtimet në Shqipëri!

Dhuna në protesta/ Topuzi: Turistët e huaj anulojnë udhëtimet në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In