• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Precedenti Grida Duma dhe “regjimi” i Edi Ramës

by Mero Baze
10/11/2022 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pak më shumë se dhjet vite më parë, kur fillova të drejtoj një emision të përditshëm politik në Vizion Plus, e vetmja gjë që nuk ndryshoi nga dita e parë e emisionit deri sa Berisha detyroi pronarët me dhunë financiare ta mbyllin, ishte fakti që Partia Demokratike dhe qeveria e Sali Berishës ndaloi çdo njeri të saj, qoftë deputet politikan, madje dhe roje godine, të vinte në emision. Arsyetimi ishte se unë isha gazetar kritik me Berishën. Prej vitit 1990, nuk kam punuar në ndonjë punë shteti, kamë qenë gjithë jetën gazetar me qëndrime të qarta, por në punën time.

Mjaftonte që unë isha në atë kohë kritikë me Sali Berishën, që jo vetëm të urdhëronte bojkot, duke frikësuar çdo kënd që kishte dilema të vinte apo jo, por dhe të përdorte marioneta si Agim Nesho, për shantazh ndaj pronarëvee të televizionit herë duke i joshur me përralla financiare, e herë duke i shantazhuar me gjoba, derisa u detyruan të mbyllin emisionin. Dhe natyrisht mirë që e mbyllën, se s’do shkatërronin biznesin për tekat e Sali Berishës.

Çdo gazetar tjetër në treg detyrohej ti bënte një koncesion përmes pronarëve të Tv, apo vet Sali Berishës që ai ti pranonte, tu shkonte në emision apo të lejonte të tjerë të shkonin. Ky është standardi i lirisë së shtypit të tij, në “dhëndërinë” e tij të dytë.
Tani vijmë tek “regjimi” i Edi Ramës.

Kemi 8 njerëz të afërt të Sali Berishës, zëdhënës zyrtarë të tij, njerëz të administratës dhe familjes së tij që drejtojnë emisione televizive në disa televizione kombëtare përfshi dhe atë publik. Janë katër zëdhënës zyrtarë të tij, një tjetër anëtar këshilli kombëtar që drejton emision me shaka, një kandidate për deputetë, nusja e djalit dhe së fundmi Grida Dume, që drejtojnë emisione televizive. Tre prej tyre në Top Channel, televizionin, që ai e masakroi me gjoba dhe pronarin që nuk e linte të qetë as ditën që vdiq, duke terrorizuar gjithë dynjanë për të treguar se me kë vdiq në makinë . Gati gati dukej sikur ai kishte vrarë një vajzë dhe ishte fshehur diku e jo sikur po përcillej në varr.

Një prej zëdhënëseve të PD drejton emision në Tv Publik dhe është e qetë fatmirësisht në atë vend pune, sa edhe sikur PD ta kishte pushtetin, nuk do diskutonte për tema aq të holësishme të PD si p.sh. “Si po shkon puna në sektorin e organizimit” apo “Si i kemi punët me “bashkimin”.
Të tjerët po ashtu mbushin studiot televizive si drejtues emisionesh. Nuk po flas këtu pastaj gjithfarë gaztorësh apo zyrtarësh të PD që janë prezent nëpër ekrane.

Nuk kam asgjë kundër tyre. Sidomos kundër këtyre që drejtojnë emisione, pasi punë bëjnë.
Por nëse do të krahasosh standardin e lirisë së shtypit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës mjafton vetëm ky fakt. Mjafton të krahasosh se si Sali Berisha kishte vetëm një emision kritik kundër tij të përditshëm dhe jo vetëm që ushtroi terror psikologjik dhe politik mbi njerëzit e vet që të mos shkonin në emision, pro derisa e mbylli nuk gjente dot rehat. Dhe fal atij shërbimi sot ka aleat Agim Neshon.

Ndërkohë “regjimi” i Edi Ramës jo vetëm që i punëson zëdhënësit e tij, por i shkon secilit derë më derë edhe vet, madje dhe tek televizioni i Shkëlzenit, për ti respektuar. Nuk di a do ti shkoj dhe Gridës por me siguri nëse ajo heq dorë nga të qenit “Nora e Kelmendit” mund të shkoj pa frik se nuk e vret. Ne fund te fundit nuk është ky Pashai, por ai që i lexonte Eseninin

Mjafton të krahasosh urrejtjen e tij çnjerëzore ndaj Dritan Hoxhës ditën e vdekjes së tij dhe faktin që nusja e djalit të Berishës, e cila njihet vetëm si shitëse brekësh të shtrenjta, shfaqet në ekranin e ndërtuar nga Dritan Hoxha, kupton se si ndahen dy botë në shoqërinë shqiptare. Një lugat i ndyrë që zhvarros dhe të vdekurit nga urrejtja dhe një gjeneratë tjetër që i punëson atij dhe nusen e djalit dhe gjithë hordhinë e tij mediatike.

Po kaq problem ka qenë dhe debati publik në kohën e tij. Mbaj mend në vjeshtë të vitit 2010, stdunetët e gazetarisë më ftuan për një leksion të hapur. Ishin një bërthamë stduentësh që donin të debatonin. Dhe unë e mora lehtë. Kur shkova tek Fakulteti, në mbasdite, dera ishte kyçur. Artan Fuga, Dekani i Fakultetit “intelektuali mendjehapur” siç e mbajnë kishte kyçur derën si “Kujdestari” i Filmit të famshëm të realizmit socialist. Pastaj disa studentë rebel thyen derën dhe hapën një auditorë, i cili u tej mbush jo aq nga xhevahiret që do dëgjonin, por nga budallallëku i atyre që kyçnin dyert dhe sot hapen “bythësh” si intelektualë që duhet tu dëgjohet fjala. Unë nuk ja mbyll kurrë gazetën për çdo budallallëk që thotë e shkruan, thjesht për të treguar se me kë kemi të bëjmë si “intelektual”

Pas kësaj mund të ankoheni të gjithë për lirinë e medias në Shqipëri, por jo bashkëpunëtorët e Berishës. Ata janë të gjithë të punësuar dhe të gjithë të respektuar nga qeveria. Nëse kanë problem me siguracionet dhe rrogat dhe për ato mund të ankohen tek Edi Rama. As Berisha nuk i ka respektuar sa ai. Por pas kësaj të paktën mos flisni për shtyp të varur, e të pavarur në vend, pasi këtu puna e gazetarit është njehsuar me punonjësit e shtypit të Sali Berishës.

Next Post
FOTO/ Shokohet i moshuari: Grafia i zbulon se çfarë kishte mbajtur në qafë për 77 vjet, pa e kuptuar

FOTO/ Shokohet i moshuari: Grafia i zbulon se çfarë kishte mbajtur në qafë për 77 vjet, pa e kuptuar

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Thërret hajduti, kapeni hajdutin.
    Mos duhet thënë e kunderta që, TË GJITHA MEDIAT, JANË KOORRUPTUAR NGA SALI BERISHA DHE ILIR META dhe Qeveria është në boshllëk mediatik, duke llogaritur edhe TVSH-në.
    Por për këtë, fajin dhe përgjegjësinë, e ka direkt dhe vetëm Edi Rama, mbasi ka toleruar edhe të pa tolerueshmen, gjë që mund ti hanë kokën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli

April 1, 2026
Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

Tentuan të rrëmbenin një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë, në pranga dy persona

April 1, 2026
Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

Zgjedhjet në Hungari| Orban në rrezik, Putin hyn në lojë… Fati i BE në pikëpyetje?!

April 1, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

April 1, 2026
Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

Braçe flet për gjyqin ndaj Veliajt nga dyert e GJKKO: Prezumimi i pafajësisë dhe barazia…

April 1, 2026
Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In