• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Precedenti `98, a mund të cilësohet 30 qershori një referendum politik?!

by Ylli Pata
30/06/2019 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Shqipëria e ka një precedent të bojkotit të opozitës në një process elektoral.

Nuk është as 1996-ta, kur opozita socialiste u intimidua me aparat policor ditë përpara, apo në vitin 1997, kur Partia Demokratike nuk mund të bënte fushatë elektorale në një pjesë të madhe të vendit, por është pikërisht viti 1998.

Në 6 nëntor të vitit 1998, Parlamenti vendosi që të kalojë në referendum Kushtetutën e Republikës, që Kuvendi e miratoi me 2/3 e votave.

Partia Demokratike, edhe atëherë në opozitë, bojkotoi procesin kushtetues që nga fillimi, deri në referendum.

Sali Berisha, atëherë kryetar i PD-së, u kërkoi shqiptarëve që të mos dalin në votime, por të ndëshkonin mazhorancën me vote, për të dhënë përveç pëlqimit mbi Kushtetutën, edhe një vullnet politik për qeverisjen.

Shqipëria në atë kohë sa kishte ardhur nga kriza e 1998 dhe shteti ishte rrënuar totalisht.

Armët ishin sheshit dhe opozita në atë kohë kërcënoi se do të ndalonte votimin.

Tensioni ishte i lartë kudo, madje në Tiranë në atë ditë kishte pak lëvizje.

Në listat zgjedhore ishin regjistruar 1.929 813 zgjedhës, dhe morën pjesë në referendum rreth 50.57% e tyre.

Që i bie rreth 965 mijë votues. Të cilët, 93% votuan pro Kushtetutës.

Shifra 965 mijë, përveçse një referendum për dokumentin themeltar të shtetit, ishte edhe një qëndrim politik për opozitën, e cila hapur shpalli “armik” procesin e votimit.

Pra i bie që rreth 1 milionë shqiptarë kanë qenë kundër politikës së Sali Berishës.

Kjo shifër mbeti si një katalizator edhe në zgjedhjet e mëpastajshme, kur donte të ndëshkonte politikisht.

Kështu nddhi edhe në vitin 2013, ku rreth 1 milion zgjedhës votuan kundër PD-së.

Deri tani mediat pranë PD, pas propagandës që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, kanë korrigjuar shënjestrën, kur thonë se do të ketë pjesëmarrje të ulët.

Po nëse pjesëmarrja do të jetë në shifrat e vitit 1998, a do ta cilësojnë ata një referendum kundër politikës së katërshes Berisha-Meta, Basha e Kryemadhi?

Dhe kur humb në një referendum, natyrisht është më i qartë vendimi, madje edhe më shumë se në zgjedhje parlamentare apo vendore… tretesh politikisht!

/TemA

Next Post
Xhelal Mziu: Zgjedhjet, një farsë, unë nuk e liroj karrigen

Xhelal Mziu: Zgjedhjet, një farsë, unë nuk e liroj karrigen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

October 24, 2026
“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

October 24, 2026
“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In