• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Preç Zogaj: Berisha duhet të turpërohet dhe t’i kërkojë falje Bashës

by Java News
26/01/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj ka folur për debatin e fundit në vend, që lidhet me zyrtarin e FBI.

“Kam përshtypjen se as kryeministri ynë nuk i ka dokumentuar për institucionin e Kryeministrisë se Shqipërisë këto takime ku kanë marrë pjesë persona privatë, si Neza dhe Duçka. Fshehtësi e plotë si në një konspiracion. Dhe në fakt, siç del nga akuza, ka një konspiracion: shtyrja e agjentit të FBI-së nga shqiptarët për të ndërmarrë një hetim ndaj lobistit amerikan Nik Muzin, që siç dihet, ka lobur për Partinë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2017 kundrejt pagesave që ka marrë prej saj. Konspiracioni pra është hetimi i lobimit të partisë kundështare me atë të Edi Ramës, në funksion të dëmtimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Agjenti i korruptuar Gonigal ka kuptuar se mund të fitojë para, duke u angazhuar në plotësimin e kërkeses se miqve të tij shqiptarë. Dhe i ka hyrë punës”, u shpreh Zogaj.

Zogaj ka bindjen se datat e takimit të tij me zotin Rama dhe të veprimeve të tij për të nxitur hetimin e Nik Muzin prodhojnë njëra-tjetrën, janë në frekuencë. Ai, thotë për Klan Neës se pas takimit me Ramën me 20 nëntor të vitit 2017, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të mundshëm kiminal ndaj Nik Muzin.

“E njëjta gjë pas takimit në Nju Jork në 17 dhjetor të vitit 2017. Menjëherë pas festave të fundvitit, me 4 janar 2018 McGonigal ia dërgon çeshtjen e Muzin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork. Me 22 janar McGonigal merr përsëri informacione nga Neza për lobimin e Muzin dhe ia dërgon një vartësi të tij për të vepruar.

Gjersa me 26 shkurt 2018 zyra e FBI e Nju Jorkut hapi zyrtarisht hetimet ndaj lobistit Nik Muzin me kërkesë të McGonigal”, citohet nga Zogaj.Sipas tij, miku dhe bashkëpunëtori i tij Neza ishte burimi konfidencial në mbështetje të hetimit nga FBI, kurse Dorian Duçka ndihmoi në organizimin e takimeve mes FBI-së dhe dëshmitarëve në Europë, të cilëve u pagoi shpenzimet e udhëtimit.

Ai thekson se të gjitha këto detaje, janë të shkruara në përshkrimin e akuzës zyrtare që është ngritur kundër McGonigal. Zogaj, mendon se FBI e ka pasur nën përgjim punonjësin e vet, duke i dokumentuar shumën e çdo kësti, vendin dhe datën kur i ka marrë ato para.

“Nga dolën këto para?”, pyet ai, duke nënvizuar më tej se kjo është një pyetje që mund të na vijë e sqaruar nga SHBA-të, ose sipas tij duhet ta sqarojë SPAK-u ynë. – “Ky hetim është më i thellë sesa ka dalë në dritë deri tani” shtoi Zogaj.

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj mendon se nga kjo histori dalin shumë gjëra dhe gjithçka lidhet me mjedisin politik shqiptar, pasi sipas tij Edi Rama iu qep Bashës me bukë në trastë për t’i varur në qafë gurin e lobingut përmes Nik Muzin, sepse McGonigal u pagua nga Neza dhe Duçka për diçka të tillë.

“(Nuk dua të them se lobimi i Nik Muzin doli i qëruar. Këtë e vendos drejtësia amerikane). Por gjithë shqiptarët kanë rastin të marrin vesh një gjë: Basha jo vetëm nuk ka qenë i kapuri i Ramës, siç është trumbetuar e trumbetohet nga një frotë manipulatorësh, por në të kundërtën: Rama është investuar me të gjitha forcat ta shkatërrojë e djegë politikisht si kundërshtarin dhe rivalin kryesor. Kjo tani është e qartë si drita e diellit. Së dyti, kjo është një ngjarje tjetër që na tregon se Rama nuk është zgjidhja, por problemi amerikan për Shqipërinë.

Por, zgjidhja e këtij problemi është vështirësuar për shkak të përçarjes së opozitës. Besoj se kjo nuk do të zgjasë shumë. Së treti, kjo histori na tregon se mund të korruptosh një funksionar të FBI-së, por jo FBI-në, mund të korruptosh një diplomat, por jo Departamentin e Shtetit. SHBA është shteti i fuqishëm që njohim, sepse i ka vetë  kudo instrumentet dhe antikorpet e vetmbrojtjes nga e keqja”, deklaroi Zogaj.

“Rama duhet të hetohet. Por Berisha duhet të turpërohet e rishikojë kryqëzatën e tij kundër Bashës gjoja si vegël e Ramës”, përfundoi Zogaj.

 

Next Post
Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet automjeti/ 1 i vdekur dhe 17 të plagosur në Greqi

Banda e të miturve bën kërdinë në Greqi duke vjedhur të paktën 26 dyqane, arrestohen 2 adoleshentë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In