• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prapaskenat e zbuluara nga një e-mail/ Musk bisedoi me Putin para propozimit të planit me 4 pika për t’i dhënë fund luftës

by Java News
11/10/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka zhvilluar një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin përpara postimit të tij famëkeq në Twitter, në të cilin ai propozoi një plan me katër pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zbulimi u bë nga Ian Bremer i Eurasia Group në një e-mail drejtuar abonentëve të grupit.

Menjëherë pas publikimit të informacionit, Elon Musk mohoi se ai kishte folur me Putinin përpara se të postonte propozimin në Twitter. “Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte 18 muaj më parë. Ne folëm për Hapësirën”. Sipas Bremer, Putin tha se ishte “i gatshëm për të negociuar”, por vendosi kushte të qarta dhe të pacenueshme: Krimea do të mbetej ruse, Ukraina do të duhej të pranonte një gjendje neutraliteti të përhershëm dhe të pranonte aneksimin e Luhanskut, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia.

Kushtet do të duhej të zbatoheshin në çdo rast, me Putinin madje duke ngritur çështjen e përdorimit të armëve bërthamore nëse Ukraina pushton Krimenë. Megjithatë, presidenti i Rusisë thuhet se i ka kërkuar bashkëbiseduesit të tij “të bëjë gjithçka për të shmangur mundësinë”.

Emaili i Bremer përmbante gjithashtu informacione në lidhje me shqetësimet e Musk për kërcënimet e drejtpërdrejta të Putinit. Ai thuhet se Putin “ka folur për aftësitë e Rusisë për luftë kibernetike dhe mundësinë e ndërprerjes së funksionimit të satelitëve të mi”.

Pas diskutimit, Musk postoi në Twitter më 3 tetor planin me katër pika për ukrainasit, i cili tani duket se ka qenë pak a shumë plani i Putinit. Musk bëri thirrje për zgjedhje në rajonet e aneksuara nën kujdesin e OKB-së, aneksimin e Krimesë në Rusi “siç ka qenë që nga viti 1783”, sigurimin e ujit të pijshëm për Krimenë dhe neutralitetin e Ukrainës. Në “sondazhin” e Musk 2.7 milionë njerëz votuan me “jo”, rreth 59.1%. Ndërkohë në një postim në Twitter pak më vonë, ai foli për mundësinë e një lufte bërthamore, megjithëse ai e konsideroi këtë një pasojë të pamundur të konfliktit ruso-ukrainas.

 

 

Musk është përfshirë në mënyrë indirekte në luftën në Ukrainë që në javët e para. Ai madje urdhëroi aktivizimin e rrjetit satelitor Starlink edhe në Ukrainë, duke u dhënë forcave të mbrojtjes akses në një rrjet satelitor të shpejtë.

Plani i shefit të Teslës nuk kënaqi asnjërën palë. Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, iu përgjigj një sondazhi të tij në Twitter. Podoliak sugjeron që Ukraina do të çlirojë territoret e saj “dhe Krimenë e aneksuar” dhe së dyti “Rusia do të çmilitarizohet dhe denuklearizohet detyrimisht në mënyrë që të mos kërcënojë të tjerët. Së treti, kriminelët e luftës do të kalojnë përmes një gjykatë ndërkombëtare”. Pak më vonë, përgjigja erdhi nga vetë presidenti Zelensky, me një tjetër sondazh në Twitter. “Cilin Elon Musk preferoni, atë që mbështet Rusinë apo atë që mbështet Ukrainën?”/m.j

Next Post
“Bashkimi” në shenjën e grupit “armik” të Kujtim Gjuzit e shokëve të tij!

“Bashkimi” në shenjën e grupit “armik” të Kujtim Gjuzit e shokëve të tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In