• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskenat e festivalit/ Nuk mungojnë akuzat për pazare në votim

by A R
24/12/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar” ka shkaktuar thuajse çdo vit replika për përzgjedhjen e këngëve dhe fituesin e tij. Por këtë herë prapaskenat kanë shkaktuar një mori kritikash dhe skandale.

Fillimisht kanë qenë adhuruesit, ata që kanë akuzuar organizatorët për manipulime e më pas artistët konkurrues, të cilët kanë “sulmuar” organizatorët për “lojë të padrejtë” në mënyrën e trajtimit të artistëve dhe favorizimeve, e si përfundim, komente denigruese kanë ardhur në adresë të prezantuesve dhe vetë festivalit, shkruan suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare.

Edicioni i 55 i “Festivalit të RTSH-së” ofroi mundësinë e votimit online, për të cilin kishte deklaruar se një votë e publikut vlente dy herë më shumë se ajo e një anëtari jurie. Megjithatë, shumëkush e pati të vështirë, apo të pamundur të votonte këngën e preferuar, pasi shumë prej tyre nuk e kanë marrë kodin e konfirmimit në faqen e dedikuar, madje edhe votimi nuk ishte i vlefshëm, meqë faqja dilte e bllokuar.

Por ky ishte vetëm “ngërçi” i parë, pasi një akuzë tjetër në ngarkim të festivalit të RTSH-së erdhi nga artistët e skualifikuar nga finalja. Këngëtarja nga Gjakova, Festina Mejzini hodhi dyshime për pazare. “Ja që votimi dështon dhe hyn në lojë diçka tjetër, që nuk ka të bëjë me drejtësi dhe art! Turp për festivalet shqiptare që lan nam me mënyrën e votimeve!”, shkruan Festina në faqen e saj të “Facebook”.

Ndërsa grupi “Classic Boys” kanë akuzuar producentët e festivalit se u kanë ulur zërin qëllimisht, që mos të bënin jehonë. Një nga anëtarët e grupit, Gerald Murrja ka thënë: “Tani po e dëgjoj këngën dhe them me vete si ka mundësi që më shumë volum paska një këngëtar i muzikës së lehtë se sa 3 këngëtarë klasikë?”.

Ai ka vijuar me akuzat: “Mos vallë produksioni i TVSH-së dëshironte që të këndonim edhe pa mikrofona vetëm e vetëm që të na eliminonte?! Siç dëgjohet, zërat tanë janë të mbytur, edhe pse po jepnim shpirtin aty që të dëgjoheshim sa më shumë. Nuk e kuptoj pse duhet të hedhin poshtë djersën dhe sakrificën e 3 djemve të rinj e duke u prerë krahët në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Turp! Nga ky vend duhet të largohemi sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërsa shkrimtari që këtë vit mori pjesë si tekstshkrues, Albatros Rexhaj, ka kontestuar mënyrën e shpalljes së rezultateve të finalistëve. Albatros Rexhaj reagoi për pjesën më të ndjeshme të konkurrimit, atë të vendosjes së pikëve, për të cilën dyshon se është kalkuluar dhe nuk ka qenë transparente. Në një tekst të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Albatrosi e ka konsideruar votim politik dhe jo artistik, atë që ndodhi me finalistët, teksa kritikon fshehtësinë e plotë dhe akuzon producentin Rezart Aga se i ka bërë llogaritë si “Big Brother”.

Nga ana tjetër, “të dështuar” janë quajtur edhe dy prezantuesit e këtij viti, Ledina Çelo dhe Kasem Hoxha. Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila ka qenë disa herë fituese e Festivalit të RTSH-së është kritikuar ashpër jo vetëm për lapsuset dhe ngatërresat e emrave të artistëve, por edhe për veshjen e saj aspak të përshtatshme për atë skenë. Fustani transparent i Ledinës, i cili i nxirrte në pah krejtësisht të zbuluar fundshpinën u quajt si skandaloz në rrjetet sociale, por këngëtarja nuk kërkoi ndjesë për këtë, duke e kaluar zgjedhjen e saj në heshtje. Ndërsa kolegu i saj, aktori Kasem Hoxha u përfol për “paaftësi” në moderim./a.m.

Next Post
DETAJET/ Ish-bashkëshorti i historianes Elena Kocaqi plagosi prindërit e saj pasi nuk pranonte divorcin

"Më shkatërruan familjen", flet pas krimit ish-burri i historianes Kocaqi (video momentet e arrestimit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In