• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pranverë e paharruar…”, filmi që bashkon aktorë mbarëkombëtarë

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e zakonshme në një fshat të qetë e të harruar trazohet me ardhjen e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve. Lajmi shpërndahet shpejt dhe prostitutat zgjojnë interesimin e burrave të fshatit, shkruan Koha Ditore.

Mbi këtë rrëfim një ekip filmbërësish nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia ka nisur realizimin e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”. Tash e 26 ditë shesh xhirimi i tyre është fshati Gjonomadh i Korçës.

Ekipi i filmit që është bashkëfinancuar edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës me konkursin e vitit 2013 në kategorinë koproduksion minor, mëton të shfaqë premierën në fillim të vitit të ardhshëm. Mbi 60 aktorë dhe rreth 200 statistë nga rrethi i Korçës janë mobilizuar për xhirimet e filmit. Fotografitë e para të rezultateve veçse janë publikuar në rrjetin social “Facebook”.

E Mumin Jashari, producent për Kosovë dhe xhirues në këtë film, jep detaje shtesë.

“Ne po realizojmë filmin e metrazhit të gjatë artistik me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit, film ky i bashkëprodhuar mes ‘Media Film Production’ nga Kosova, ‘Manifaktura’ nga Maqedonia me producent Sasho Pavllovskin, ‘Skupi Fest’ me producent Musbajdin Qamilin dhe ‘SkaNdal’ nga Shqipëria me producent Genc Përmetin”, ka shpjeguar Jashari, duke shtuar se “Pranverë e paharruar…” është financuar nga tri qendrat kinematografike, të Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë dhe po mbështetet edhe nga RTK-ja. Xhirimet për filmin kanë nisur në fillim të muajit maj. Faza e xhirimeve pritet të përfundojë më 25 qershor për të vazhduar tutje me montazhin dhe postproduksionin.

“Deri më tani kemi xhiruar 26 ditë dhe xhirimet po shkojnë mirë e sipas planifikimit. Xhirimet po bëhen në fshatin Gjonomadh të Korçës, ndërsa akomodimi i stafit realizues dhe i aktorëve është në Voskopojë”, ka shpjeguar ai.

Sipas Jasharit, ekipi që po realizon filmin “Pranverë e paharruar…” është ndër më të mëdhenjtë mbarëkombëtarë deri më tani.

“Duke filluar nga grupi i roleve të aktorëve profesionistë nga të gjitha trojet kombëtare me 63 aktorë me detyrë dhe deri në 200 statista nga rrethi i Korçës. Gjithë fshati Gjonomadh është mobilizuar në realizim të filmit”, ka thënë ai.

Pjesë e kastës së “Pranverë e paharruar…” janë aktorët Shkumbin Istrefi, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Ilire Vinca, Vjollca Bekteshi-Hamiti, Osman Ahmeti, Diana Marinova Spasova, Ismet Ramadani, Adriana Matoshi, Shengyl Ismajli, Genta Retkoceri, Donikë Ahmeti, Bujar Ahmeti e të tjerë. “Nga Kosova janë të angazhuar diku 11 aktorë”, ka thënë ai.

Sipas Jasharit, nëse gjithçka shkon sipas planifikimit premiera e filmit “do të jetë në pjesën e parë të vitit 2017”. (b.an)

Next Post

Sëmundja e gjedhit në rajon, Shqipëria bllokon importin e mishit nga disa shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In