• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në Universitet/ Vijojnë aplikimet për fazën e dytë sipas kalendarit të përcaktuar

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 23 shtator, kanë nisur aplikimet për raundin e dytë në Universitet, për të gjithë ata maturantë që nuk fituan asnjë degë në fazën e parë. Janë më shumë se 15 mijë maturantë të cilët pritet të aplikojnë për herë të parë, ose të riaplikojnë për të fituar një nga kuotat e mbetura bosh në Universitet. Sipas ekspertëve të arsimit, maturantët të cilët kanë fituar në një preference, por nuk janë regjistruar, duhet ta rihedhin përsëri atë degë. Kjo për shkak se atë degë e kanë të sigurt që do ta fitojnë, ndërsa për degët e tjera, mund të ketë një numër të lartë aplikimesh dhe pakësohen mundësitë.

Pavarësisht se kanë ngelur me mijëra kuota të paplotësuara, një maturant në raundin e dytë mund të shpallet fitues në disa degë, në varësi të mesatares dhe kritereve që kanë vendosur vet universitetet. Ministria e Arsimit për tu ardhur në ndihmë maturantëve ka vënë në dispozicion portalin  online, ku  do të pasqyrohen në rezultatet e renditjes së maturantëve pas aplikimit për në raundin e dytë.

Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të mos zgjedhin vetëm degët më të mira dhe të hedhin në 10 preferencat e tyre edhe degët që nuk janë shumë të kërkuara, në mënyrë që të kenë mundësi të fitojnë. Nga ana e tij,  Kryeministri Rama përmes një video në rrjetin social “Facebook” e ka cilësuar reformën e arsimit që u aplikua, si sukses dhe çelje të një epoke të re transparente për gjeneratën e re.

Kalendari i aplikimeve ka filluar me kryeqytetin duke vijuar me Durrësin, Kamzën, Kavajën, Krujën ndërsa ditën e sotme aplikimet janë të hapura për maturantët e Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Librazhdit, Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit.  Fituesit do të shpallen me datën 6 të muajit tetor ndërkohë që regjistrimet do të nisin në 16 tetor.

ma.me

Next Post
Kush denoncon gjyqtarët që i ka paguar, përfiton imunitet dhe merr paratë mbrapsht

Reforma në Drejtësi, sot pritet të mbyllet ligji i Gjykatës Kushtetuese 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In