• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prangoset grabitqari seksual nga Skrapari, që vuri në shënjestër dentisten në Tiranë

by Java News
02/06/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dentiste në Tiranë është kthyer në shenjestrën e sulmit seksual të një personi të identifikuar tashmë nga prokuroria e Tiranës. Një 42-vjeçar nga Skrapari është autori i ngacmimit seksual dhe përndjekjes së një dentisteje me inicialet D.B. Shtetasi V.Sh, pak ditë më parë është marrë i pandehur nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Sipas dosjes së referuar në gjykatën e Tiranës, V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur. Por burime pranë prokurorisë thanë se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit,ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer.

Mësohet se V.Sh, përdorte një numër telefonik të rregjistruar në emër të gruas së tij, me të cilin ngacmonte në orare të ndryshme femrat. Një nga kallëzueset, shtetësja D.B ka sqaruar në prokurori se: ”…numrin e telefonit që disponoj e përdor dhe për të patur kontakte me pacientët pasi jam me profesion Mjeke-Stomatologe…”.

Prokuroria e Tiranës thotë se në datën 11 dhjetor 2017 në orën 11:40 në celularin e saj i ka shkuar një sms me tekst: “…mua këtë numër ma ka dhënë një person që të ka ty në dorë se të ka parë dhe filmuar me dashnorin…”.

Por dentistja i ka kthyer sms duke i bërë me dije se keni ngatëruar numër dhe mos më shqetëso më. Por në të njëjtën ditë është dërguar sërisht një sms me teks: “…të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon…”.

Pas kësaj sms dentistja ka vënë në dijeni vëllain e saj shtetasin E.K, si dhe bashkëshortin e saj N.B. Dhe pas kësaj bashkëshorti i saj ka telefonuar dërguesin e sms-ve V.SH, por ky i fundit nuk i është përgjigjur, por i ka dërguar sërisht kallëzueses sms me tekst: “…po deshe më shkruaj, të tjerë mo mi bije, se do ta bëj publike, po më shqetësuan të tjerët…”.

Pas kësaj dentistja i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim penal, duke kërkuar ndjekje penale për personat që e shoqëronin në telefon. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se V.SH, është lokalizuar në zonën e Astirit Tiranë. Pas gjurmimit të tij, u konstatua se numri i përkiste bashkëshortes së tij.

Gruaja e të pandehurit ka pohuar në prokurori se dentisten e njeh, pasi aty ka çuar disa herë vajzën e saj për të rregulluar dhëmbët. Por pas identifikimit, V.SH është marrë në pyetje, duke pretenduar se nuk është ai autori i dërgimit të sms-ve me tekst ngacmues.

Sipas dëshmisë së tij dentisten D.B, e njeh pasi ai vetë ka shkuar për të rregulluar dhëmbët. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të bindet se autor i këtij ngacmimi seksual është 42-vjeçari nga Skrapari V.Sh./shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Emri/ Vdes 27-vjeçarja në Sarandë, policia: Dyshohet nga overdoza

Sarandë/ Sherr në disko, plagoset me armë zjarri bodigardi, jashtë rrezikut për jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In