13 persona janë arrestuar nga policia italiane mëngjesin e djeshëm, mes tyre tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin e refugjatëve nga Italia në Europën Veriore.
Personat e tjerë të vënë në pranga janë 6 egjiptianë, 3 rumunë, një sirian dhe një brazilian. Ndërsa, tre të tjerë arritën t’ia mbathnin.
Të arrestuarit, nga 26 deri në 45-vjeç janë cilësuar nga policia italiane si “Skafistë të tokës”. Ata ishin të mësuar të kalonin çdo limit dhe kufi duke transportuar refugjatë, me çmime të tepruara dhe në kushte ekstreme. Dhe kjo shpjegon edhe misterin e fluksit të madh të personave, që vitin e shkuar sapo vinin në Itali, breda pak ditëve linin vendin për të shkuar në shtete të tjera europiane, shkruan sot “La Stampa”.
Grupi funsksiononte në mënyrë piramidale. Në krye të grupit ishte një egjiptian 37-vjeçar, i cili mbante kontakte të dretpërdrejta me sfafistët që sillnin refugjatë në Siçili nga Afrika Veriore.
Hetimet nisiën në vitin 2014. Sipas raportimeve, grupi bënte 20 rrugë në muaj, duke transportuar një total prej 100 refugjatësh, dhe duke përfituar rreth 70 mijë euro ne muaj, rreth 1 milion euro në vit.
Gjatë operacionit të koduar Transitus”, janë sekuestruar edhe dy automjete me të cilat transportoheshin refugjatët.









