Ka përfunduar në prangat e policisë të Shkodrës, shtetasi Bledar Cafi, i konsideruar një nga të “fortët” e qytetit verior.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se dy net më parë, forcat RENEA kanë bërë një kontroll në banesën dhe bizneset e tij, ndërsa sot pasdite është bërë arrestimi.
Kohë më parë, Cafit i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.
Në maj të vitit të kaluar, OFL-ja i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë dy vëllezërve Cafit, përkatësisht Bledar dhe Gëzim Cafi.











