• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga polices së Rinasit dhe dy të tjerëve, tentuan të trafikonin drejt Francës një 26 vjeçare

by Java News
28/06/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është finalizuar operacioni “TRANZIT” në Tiranë, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona, mes tyre dhe një punonjëse e Policisë Kufitare në Rinas, të cilët në bashkëpunim mes tyre do të trafikonin një 26-vjeçare për shfrytëzim prostitucioni në Francë.

Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me SH.Ç.B.A. Goditet një rast i tentativës për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Në pranga dy shtetas, si dhe një punonjëse e Policisë Kufitare Rinas. Shpallet në kërkim shtetasi që do të priste shtetasen e mashtruar për ta shfrytëzuar për prostitucion në Francë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve :
– A.K.,29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
– A. Ç., 26 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë tentuar të trafikojnë drejt Francës me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një shtetase 26-vjeçare, të cilën do ta priste në Francë shtetasi K. B., 33 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion. Shtetasi K.B, është shpallur në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë Franceze po punohet për kapjen e tij. Po në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetases F. K., 30 vjeçe, me detyrë kontrollore pranë Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas Tiranë.
Kjo shtetase dyshohet se me veprimet e saj kundrejt ryshfetit dyshohet të ketë ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për shtetasen 26-vjeçare. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Trafikim i personave”,”Shfrytëzimit të prostitucionit”,“Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”./l.m

Next Post
Shpërdorim detyre/ Arrestohen 10 zyrtarë të Ministrisë së Transportit

Shpërdorim detyre/ Arrestohen 10 zyrtarë të Ministrisë së Transportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In