• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

by Java News
04/10/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate. Në lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

33- vjeçari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sëbashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjeç kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagreb, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje direkte me moderatoren Odeta Dume ka konfirmuar lajmin dhe ka raportuar të tjera detaje.“Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi. Por, banorët kur e kanë parë foton dhe lajmin, disa e konfirmojnë se e njohin si fytyrë, disa të tjerë nuk e njohin.

Odeta, pa dyshim që institucionet tona janë informuar nga Kroacia për katër fëmijët e rrëmbyer në 12 mars të vitit 2012. Dyshojmë se fëmijët u rikthyen pranë familjes, këtu në Maqedoninë e Veriut dhe emrat nuk u bënë kurrë publike nga institucionet, për të ruajtur anonimatin e të miturve. Problemi qëndron se ne lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë. Ne dyshojmë se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.”- u shpreh gazetari.

Tashmë redaksia e “Pa Gjurmë” në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci./ Gazeta Shqip/

Historia e Bleona Matës

Bleona Mata në vitin 2010 ishte vetëm 6-të vjeçe dhe humbi kontaktet me familjen në një mënyrë shumë të çuditshme pasi në momentin e humbjes së saj, ajo ishte e shoqëruar nga 5 vajza të tjera.

Të gjitha vajzat ishin kushërira të Bleonës, dhe familja e saj i akuzon për humbjen e vogëlushes që tashmë është 15 vjeçe, nëse ajo është gjallë.

Para disa vitesh mamja e Bleonës shprehej:

Kam biseduar me drejtorin e Policisë së Kukësit, me prokurorë, ndërsa në Tiranë kam biseduar edhe me hetues te Krimet e Rënda. Çështja e Bleonës ka mbërritur deri në Parlament e në mbarë botën dhe ende nuk po gjendet vajza ime. Unë akoma nuk po e besoj dot se në çfarë vendi po jetojmë ne, pasi vajza ime vazhdon të jetë e zhdukur dhe 5 vajzat e tjera po vijojnë të jenë ende të lira, kur ato janë kriminele për zhdukjen e Bleonës.

Hetuesit më thonë jemi në kërkim, nuk e mbyllim çështjen e Bleonës. Ke biseduar me këto vajza gjatë kësaj kohe? Kam biseduar me ish-kunatën time. Para dy muajsh kam takuar edhe Rudinën dhe i kam thënë “turp çfarë keni bërë me Bleonën”. Ajo më tha se nuk dinte se çfarë ishte bërë me Bleonën, sepse atë e kishte marrë Qamilja dhe e kishte shitur. Sipas saj, personi i fundit që e shoqëronte Bleonën është Qamilja (mbesa e ish-vjehrrit tim). Personi që e mori në qendër të fshatit është Qamilja. Ajo e di se ku është vajza ime, ndërsa shteti ka rënë në gjumë.

Kohët e fundit është publikuar edhe një foto se si Bleona mund të duket tashmë, teksa gjatë gjithë kohës në adresë të familjes kanë shkuar informata që vajza është parë në një vend apo në një tjetër.

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut u arrestua para pak kohësh pasi kishte pretenduar se kishte informacion për vajzën dhe se i jepte në këmbim të parave, por ai më pas e pranoi që këtë gjë e kishte bërë vetëm për të përfituar monetarisht. /l.m

Next Post
‘Arena Kombëtare’ / Dalin pamjet brenda stadiumit, gjithçka drejt përfundimit

Vendosja e emrit për “Arenën Kombëtare”, njihuni me tre kompanitë e mëdha që janë furur në garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com