• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga 7 shoferëve në 24 orë, bllokohet një makinë e vjedhur në Angli

by A R
29/01/2020 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 shoferë janë arrestuar brenda 24 orëve për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga Policia Rrugore bëjnë me dije për Shqiptarja.com se pas kontrolleve të bëra në rrugët me risk të lartë për aksidentet rrugore, por edhe verifikime në servise kanë arritur të arrestojnë:

-Një drejtues mjeti për për mitëdhënie

-Një drejtues mjeti, për aksident rrugor duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, i cili u largua nga vendngjarja

-Në pranga edhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi.

-Bllokohet në një autoservis në rrugën Vorë-Marikaj një automjet, i cili pas verifikimeve rezultoi i vjedhur në Angli.

Më e rëndë shfaqet situata në Bathore, ku një shofer autobusi drejtonte mjetin nën efektin e akoolit edhe pse në ato momente kishte shumë pasagjerë.

“Kontrolle për alkool edhe në linjat interurbane, ku një drejtues autobusi i linjës së Bathores drejtonte nën efektin e alkoolit autobusin me pasagjerë, pa kryer kontroll teknik dhe me siguracion të përfunduar”, njofton policia.

Njoftimi i policisë
Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie. Në pranga dhe një drejtues mjeti, për aksident rrugor duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, i cili u largua nga vendngjarja.

Gjithashtu, në pranga edhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi. Bllokohet në një autoservis në rrugën Vorë-Marikaj një automjet, i cili pas verifikimeve rezultoi i vjedhur në Angli. Kontrolle për alkool edhe në linjat interurbane, ku një drejtues autobusi i linjës së Bathores drejtonte nën efektin e alkoolit autobusin me pasagjerë, pa kryer kontroll teknik dhe me siguracion të përfunduar.

Rrugorët e kryeqytetit, në zbatim të Planit Operacional Tispol për “Targat e humbura, të vjedhura dhe të çregjistruara 2020”, si dhe në zbatim të detyrave për rritjen e kontrolleve kryesisht në njollat e zeza, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e sigurisë rrugore dhe asaj publike, kanë shtuar kontrolle në të gjithë territorin.

Kontrollet janë përqendruar në rrugët me risk të lartë për aksidentet rrugore, si dhe në verifikimet e serviseve, pikave të shitjeve të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, për gjetjen dhe dokumentimin e targave apo mjeteve që kanë interes për strukturat e tjera policore.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët:

2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të arrestuar nga shërbimet e trafikut urban; 3 të papajisur me leje drejtimi, të arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore interurbane dhe 1 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, i cili rrezikoi jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe efektivëve të Policisë Rrugore në zonën e Kamzës, për shkak të manovrave të rrezikshme gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe me qëllim shmangien e Policisë Rrugore. Falë ndjekjes pa ndërprerje nga efektivët e Policisë Rrugore interurbane, u bë i mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë pranë banesës së tij dhe nga verifikimi drejtuesi i këtij mjeti rezultoi edhe me precedent policor dhe penal të mëparshëm, për vepra të tjera penale.

Te gjitha shërbimet e trafikut urban dhe atij interurban në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë vijojnë kontrollet në funksion të Planit Operacional, për monitorimin e trafikut dhe kontrollet e kombinuara me radar e drager, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e së sigurisë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët e shumtë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po adresojnë shkelje të Kodit Rrugor dhe fton cilindo që konstaton apo has në shkelje të Kodit Rrugor t’i adresojë ato në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112, si dhe në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, duke u garantuar se çdo shqetësim do vlerësohet me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Next Post
Stoltenberg flet për bazën e Kuçovës: Investim domethënës për të gjithë aleatët

Stoltenberg flet për bazën e Kuçovës: Investim domethënës për të gjithë aleatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In