• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga 47-vjeçarit në Durrës/ Do të shiste armë zjarri, kallëpe tritoli e granata

by Java News
30/11/2020 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar me inicialet N.K., të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri dhe 16 kallëpe tritol, si dhe 10 kapsolla detonatore që ky shtetas do t’i shiste kundrejt fitimit.

Personi në fjalë ishte ndaluar më herët te “Mbikalimi i Hekurit” në Sukth dhe pas kontrollit iu gjetën lëndët shpërthyese. 47-vjeçari me banim në Tiranë ishte dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan  me sukses operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt fitimit.

Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Topalli: Mjaft, loja politike me Covid e papranueshme!

Të veprosh si europian në Albanistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In