Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 26-vjeçar, i shpallur në kërkim, pasi kërcënonte në telefon një vajzë.
Sipas bluve i riu akuzohet për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Në pranga ka rënë S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.
I riu është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.
Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /l.m