Një 26-vjeçar nga fshati Picar i Gjirokastrës është arrestuar sot nga policia, në tentativë për të kultivuar kanabis në kubikë.
Ai u prangos në zonën e njohur si “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar, ku u zbuluan edhe kubikët me drogë.
U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.
I riu është identifikuar vetëm me inicialet R.R.
Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
/a.r