Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës midis dy të miturve, ndërkohë që si pasojë e një sherri banal ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Mësohet se një 16-vjeçar ka goditur me qytën e pistoletës një bashkëmoshatarin e tij. Të miturit i është sekuestruar pistoleta tip ‘Ekol’ ndërsa është shoqëruar nga policia.









