• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pranë dhomës së masakrës…” Çfarë thotë dëshmitari në hotel

by A R
02/10/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë që thotë se ishte në dhomën ngjitur me atentatorin e Las Vegasit, ka përshkruar tmerrin e sulmit.

Brian Hodge, një producent koncertesh nga Australia, e përshkroi natën si “të tmerrshme” dhe “si një skenë nga një film”, ndërsa vrapoi për t’i shpëtuar sulmit, që la më shumë se 50 njerëz të vdekur.

Atentatori Stephen Paddock ka goditur nga dhoma e hotelit Mandalay Bay Resort and Casino, mbi  një koncert që po ndodhte poshtë hotelit. Paddock, i cili kreu vetëvrasje, mendohet se po qëndronte në një dhomë në katin e 32-të, nga e cila qëlloi mbi turmën, duke plagosur më shumë se 100 vetë dhe duke vrarë të paktën 50, në vrasjen më të madhe masive në historinë e SHBA.

Z. Hodge beson se ai ishte duke qëndruar në dhomën ngjitur të hotelit Mandalay Bay, dhe ishte duke u kthyer në dhomë, kur nisën të shtënat.

“Ishte tmerr, automatiku vazhdoi për 20 sekonda dhe më pas u ndal për pesë sekonda, pastaj rifilloi”, tha Hodge për The Age.

“U godit kaq shumë heq, nuk mund t’ua them sa të shtëna ishin. Një grua u përplas me mua e më tha, duhet të rikthehesh sepse dikush po qëllon. Kur shkuam në katin përdhes të kazinosë, aty mbretëronte kaosi”, tha ai. Ai u fsheh në shkurre për orë të tëra deri kur mendoi që ishte i sigurtë.

“Mund të dëgjonim plumba që vërshëllenin dhe më pas dritat e helikopterëve mbi kokat tona”, tha ai. “Isha shtrirë përtokë. Ishte si një skenë filmi. Atentatori ishte lart, ne as nuk e dinim ekzaktësisht se ku… Nuk doja që askush ta dinte se ku ndodhesha, kështu që thjesht u mbështolla shuk dhe u fsheha. Ishte momenti më i tmerrshëm i jetës sime”.

Hodge kishte prenotuar dhomën 32314 të hotelit. Shumë raportime thonë se Paddock, vrasësi i Las Vegasit, ndodhej në dhomën ngjitur. / Bota.al/a.m.

Next Post
Liroi të dënuarin me 20 vite burg, gjyqtari i Durrësit dorëhiqet nga çështja

Liroi të dënuarin me 20 vite burg, gjyqtari i Durrësit dorëhiqet nga çështja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In