• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Liroi të dënuarin me 20 vite burg, gjyqtari i Durrësit dorëhiqet nga çështja

by A R
02/10/2017 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petraq Curri, gjyqtari pranë gjykatës së Durrësit që në muajin korrik 2017 vendosi të lirojë nga qelia të kërkuarit e drejtësisë Italiane Alket Hatia, ka vendosur të dorëhiqet nga çështja e shqyrtimit në themel të kësaj dosje.

Curri ka paraqitur kërkesën e tij të dorëheqjes pranë krye-gjyqtares së Durrësit, ku siç mësohet ai refuzon të gjykojë dosjen e ekstradimit të Alket Hatias, të dënuar në Itali me 20 vite burgim për trafik heroine.

Seanca e para ishte parashikuar që të zhvillohej në 5 tetor 2017, por gjyqtari i çështjes është tërhequr. Si argument për tu tërhequr nga kjo çështje, Petraq Curri, ka përdorur një inspektim që Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur, ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim i cili është marrë nga vetë gjyqtari Petraq Curri. Në kërkesën e tij të dorëheqjes Curri shton se nuk kërkon që kjo çështje të paragjykohet, dhe për pasojë, ka vendosur të dorëhiqet. Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 korrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë.

Inspektoriati i KLD-së u vu në lëvizje nga një ankesë e ish-ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi pasi Gjykata e Durrësit e shpalli të paligjshëm arrestimin e Hatisë, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të dënimit me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”. Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali.

Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja momentalisht është në pritje të gjykimit në themel, pasi autoritet italiane kanë sjellë kërkesën për ekstradimin e tij në Itali. /Shqiptarja.com/b.d

Next Post
Misteri që ‘varroset’ me autorin e masakrës së Las Vegasit, çfarë u zbulua për babain e tij

"Do vdesim të gjithë..." Paralajmërimi 45 minuta para të shtënave nga gruaja që sillej si e çmendur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com