• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Praga mirëpret rekomandimin për të hapur negociatat me Shqipërinë

by A R
30/01/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Praga zyrtare mirëpriti rekomandimin e KE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, si një njohje e qartë e progresit të Shqipërisë në zbatimin e reformave kyçe në dy vitet e fundit.

Rikonfirmimi i mbështetjes çeke ndaj integrimit të vendit tonë në BE, u theksua nga Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në takim me  Ambasadorin e Shqipërisë, Riza Poda.

Në fokusin e këtij takimi ishte edhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, perspektiva europiane, zhvillimet në rajon dhe në veçanti vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në Pragë.

Zaoralek vlerësoi si të shkëlqyer dhe tepër të rëndësishëm rolin konstruktiv dhe stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit si dhe kontributin e saj si një anëtare aktive e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ai u shpreh se “Bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor konsiderohet si një nga çështjet kyçe për Republikën Çeke”.

Poda, falenderoi ministrin Zaoralek për mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë, si dhe e njohu atë me ecurinë reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, me qëllim plotësimin e prioriteteve kyçe, duke vënë theksin tek zhvillimet më të fundit në sistemin e drejtësisë.

Ministri Zaoralek theksoi, se duhet të vijojmë rregullisht me takimet dypalëshe, dhe u shpreh se mirëpriste me shumë kënaqësi realizimin e vizitës së radhës të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Pragë, duke sugjeruar edhe datat 28 ose 31 mars 2017 për këtë vizitë. /atsh/b.d

Next Post
Shkarkohet Manjani, Meta dhe Vasili në Presidencë te Nishani

Shkarkohet Manjani, Meta dhe Vasili në Presidencë te Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

October 26, 2026
Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

Trump sulmoi Norvegjinë për Nobelin e Paqes, reagon ministri i Jashtëm norvegjez

October 26, 2026
Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

Holanda: 500 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet tropikale

October 26, 2026
Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e gazit në Evropë arrijnë nivelin më të lartë të katër viteve

October 26, 2026
Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

Humbja e Vuçiç, reagon Veliaj: Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit

October 26, 2026
Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

Pas më shumë se 10 muajsh në mërgim, liderja e opozitës venezueliane Machado kthehet në vend

October 26, 2026
Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

Zbulohet banesa me lëndë piroteknike, arrestohet 32-vjeçari që dyshohet se u shiste fishekzjarrë protestuesve të maskuar

October 26, 2026
Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdorin chatbot-e me IA për informacion mbi drogën dhe alkoolin

October 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për të gjithë ata që “e duan Edi Ramën si Vuçiçin”

October 26, 2026
Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In