Gomonet problem në det, por edhe në tokë! Një situatë e pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një tjetër makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që po tërhiqte gomonen.
Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në momentin kur rrëshqiti gomonia ka pasur mjaft kalimtar që kanë shpëtuar për mrekulli. Mjeti i lundrimit është bllokuar nga policia kufitare dhe po verifikohet dokumentacioni, ndërsa në momentin e ngjarjes po lëvizte në drejtim të portit.
Kujtojmë se më 2 gusht një 7-vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga një polic në Himarë, teksa po notonte me të atin shumë pranë bregut. Pas ngjarjes, Policia nisi një aksion për kontrollin dhe bllokimin e mjeteve ujore./m.j