Një vazjë nga Siberia është pushuar nga puna pasi pozoi lakuriq për “Playboy”.
Një bukuroshe siberiane ka humbur vendin e saj të punës në administratë pasi pozoi nudo për Playboy.
Bëhet fjalë për Anna Anufrieva, e cila mori pjesë në një konkurs online por që i kushtoi shtrenjtë.
Pas kësaj, 27-vjeçarja u pushua nga puna në administratën e qytetit të Tyumen. Asaj iu kërkua të largohej nga puna pasi publikimit të fotove erotike.
Anufrieva konfirmoi se nuk është më punonjëse në administratë publike, ndërsa refuzoi të tregojë hollësitë e largimit të saj të menjëhershëm, duke thënë se u largua vetë.