• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

POSTIMI/ Jashtë podiumit në Europian, Gega nuk e fsheh zhgënjimin

by Java News
13/08/2018 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, por gjithsesi nuk arriti dot të shpërblehej, pasi mbeti jashtë podiumit në këtë garë.

Atletja 29-vjeçare e mbylli garën në vendin e katërt, edhe pse ishte gjatë të gjithë kohës në vendet e para dhe në luftë për të siguruar një vend në podium, duke u dorëzuar vetëm në çastet e fundit të garës.

Vet Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu keqardhjen për këtë garë, ku ajo priste të merrte diçka më shumë.

“Kampionati Europian i Berlinit u mbyll me vendin e katërt, edhe pse luftova deri në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot”, shkruan Luiza Gega.

Por, Luiza Gega, ashtu sikurse e theksoi edhe vet, ka shumë arsye për të qenë krenare. Paraqitjet e saj gjatë këtij viti kanë qenë fantastike, pasi përveç medaljes së artë të fituar në 3.000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare, ajo ka vendosur edhe rekord kombëtar. Luiza Gega thekson se ndihet në formë dhe më e fortë sesa kurrë, për kompeticionet që janë në javët e muajt e ardhshëm të vitit 2018.

 

Next Post
Kosovarët armatosen, MPB lëshon mbi 6000 leje armësh

EMRI/ Muriqan, me 19 pistoleta në makinë, arrestohet një shtetas suedez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In