• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Posta Shqiptare i përgjigjet Prokurorisë për Kajmakun: Dërgesa u krye brenda 72 orëve

by Java News
04/09/2019 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut, ku thoshte se është dërguar një kërkesë ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë, ka ardhur edhe një reagim nga Posta Shqiptare. Këto të fundit kanë deklaruar se kërkesa e ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme është dorëzuar brenda 72 orëve në destinacion në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Sipas Postës Shqiptare nuk ka ndodhur ngatërresë dhe kërkesa është dorëzuar në adresën e Kajmakut me datë 29 gusht. Më pas në deklaratën e  Postës Shqiptare thuhet se kjo është lehtësisht e verifikueshme pas është në sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe është firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.

Reagimi i Postës Shqiptare:

“Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës)

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

1. Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

2. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.”

Next Post
Aktorja amerikane ngre temperaturat në Hawai

Aktorja amerikane ngre temperaturat në Hawai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In