• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Porto Romano do të mbyllet, plehrat e Durrësit në Landfillin e Tiranës”

by A R
06/12/2019 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “plehrat e Durrësit do të shkojnë në Landfillin e Tiranës, në Durrës nuk ka asnjë kusht. Porto Romano do të mbyllet do të kthehet në park i gjithë procesi do të spostohet në Tiranë siç kemi bërë me Elbasanin, ku bashkitë të gjithë duhet ti derdhin mbeturinat në qendrën e madhe të përpunimit edhe në Durrës po ashtu”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Rama theksoi kjo kërkon punë me bashkinë për kostot e transportit dhe për kontributet e gjithësecilit në një proces që duhet të vazhdojë normalisht”.

“Sa më shpejt të jetë e mundur brenda dhjetorit plotësisht duhet të jetë e mbyllur dhe të mos shkojnë më plehra në Porto Romano, pasi duhet të pastrohet dhe plehrat duhet të evakuohen, ndërkohë që me inertet e mbledhura duhet bëre seleksionimi dhe puna bazë për transformimin e Porto Romanos në park”.

Sipas Ramës, projekti është ai që kemi aprovuar prej kohësh dhe tani vazhdon ekzekutimi.

“Ndërkohë që bashkë me AKBN të realizohet më në fund edhe projekti i mbylljes së plagës së madhe të maleve të Krujës për fashimin e plagës dhe gjelbërimit”, -tha Rama.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se “me kalimin e buxhetit dje ne parim dua të përsëris që kemi në dispozicion një fond domethënës për të vijuar menjëherë me programin e rindërtimit”.

“Puna përgatitore tanimë ka nisur dhe duhet të intensifikohet që të kemi përfundimisht të qartë kush do bëjë çfarë në territor dhe një porosi të parë kam për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun dhe për zv/ministrin e Infrastrukturës , Artan Shkrelin , që ndjek në terren punën për të dhënat në terren deri tani për pallatet që do të shemben, duhet të futen brenda planit dhe të përditësohen me çfarë shtohet tjetër. Deri të hënën Shkreli të jetë plani i punës në tavolinë. Kombinati dhe evakuimin e inerteve duhet të përcaktohen edhe disa kompani që ta bëjnë këtë punë si kontribut mos të na kërkojnë financim, por ta bëjnë si kontribut siç bëmë Lanën një herë e në kohë”-, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ndërkohë që në Durrës kjo punë është vënë në vijë, thjesht ministrja e Financave Anila Denaj duhet të garantojë gjatë gjithë kohës procesin në mënyrë që të ecim paralelisht edhe Belinda e ka parasysh që duhet ecur paralelisht. Inertet e Durrësit duhet të çohen në Porto Romano dhe ndërkohë duhet bërë i gjithë kuadri i nevojshëm pa humbur kohë edhe projekti i transformimit të fushës së Porto Romanos në park”.

Rama kërkoi që menjëherë duhet ulur dhe bërë skema me bashkinë e Durrësit për përditshmërinë e derdhjes së plehrave.

/a.r

Next Post
Të shtëna me armë gjatë grabitjes, katër të vdekur në Florida

Të shtëna me armë gjatë grabitjes, katër të vdekur në Florida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In