Samir Ujkani ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se si nuk ka qenë në gjendje ta nderoj një stadium për ti zhvilluar ndeshjet përfaqësuesja kosovare. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet eliminatore për Botërorin ‘Rusia 2018’ po i zhvillon në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodër, pasi vendi ynë ende nuk ka një stadium që i plotëson kriteret e FIFA-së dhe UEFA-së
Stadiumi i Prishtinës ka filluar të rinovohet, por vështirë se do të jetë gati për ndeshjet eliminatore të Botërorit, përcjell Express. Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka kritikuar Qeverinë se si nuk ka qenë në gjendje ta nderoj një stadium për ti zhvilluar ndeshjet.
“Puna në stadiumin tonë ka filluar shumë vonë. Është turp që ne të luajë 300 kilometra larg popullit tonë. Kundër Kroacisë ka pasur 15,000 kosovarë në stadium. Ata kanë bërë sakrifica të mëdha, paga mesatare është 300 euro në muaj dhe secili ka hardhuar të paktën 100 euro në Shkodër”, ka deklaruar Ujkani për SoFoot.com. (b.an)