Pak ditë para ndeshjes që do luhet në Elbasan futbollistët serbë besojnë në një triumf, por edhe trazira të mundshme në tribuna.
“Nuk kemi frikë për sigurinë as unë dhe as bashkëlojtarët. Çfarë bënë me dronin është puna e tyre. Ata janë ende nën hetim nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s. Unë besoj se çdo gjë do të jetë në nivel të madh të sigurisë. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe besoj se do ketë trazira në tribuna nëse ata do humbin. Me fitoren mbi Shqipërinë të gjithë do të harrojnë dështim. Rezultati në vetvete nuk do të thotë shumë, ata janë nën akuzën e “nxitësve” në gjuhën e folur. Ky është shansi ynë, ne kemi nevojë patriotike për të shkuar “- thotë portieri Vladimir Stojkoviç.









