• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit, me 250 kamera sigurie / Balluku: Parametrat, sipas standardeve të BE

by A R
17/08/2020 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Portin e Durrësit është drejt finalizimit ngritja e sallës së re Operacionale Ndërinstitucionale e Monitorimit dhe Komandimit të Sistemeve të Sigurisë. Kjo Qendër e re, e pajisur me teknologjinë më të avancuar, do të shërbejë për mbikëqyrjen e hapësirave portuale, regjimin e hyrje-daljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë.
Pjesë e saj do të jenë punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, Policisë së Kufirit, Doganës dhe Kapitenerisë, me qëllim bashkërendimin e punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj si dhe përfaqësues nga Dogana, inspektuan ambientet e kësaj salle.

Drejtori, Pirro Vëngu bëri të ditur se është drejt përfundimit puna për plotësimin e kësaj salle me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe së shpejti do të konkretizohet edhe marrëveshja ndërinstitucionale për menaxhimin e përbashkët të sallës me Policinë dhe Doganën.

“Është një sallë e cila integron të gjitha sistemet e sigurisë që disponojmë aktualisht dhe që janë ndërtuar ndër vite. Kemi kamera të reja inteligjente. Në vijim do kemi dhe sisteme alertimi të cilat po testohen aktualisht dhe po kalibrohen për çdo lëvizje, qofshin këmbësorësh, qofshin edhe mjete lundruese. Pra kemi një monitorim edhe të basenit edhe të aspekteve të terminaleve në tokë. Kemi ndërtuar edhe një sistem të ri përsa i përket regjimit të hyrje-daljeve. Deri më sot nuk kishim një pamje të qartë të fluksit të operatorëve portual, të pasagjerëve dhe të gjithë njerëzve që vijnë dhe punojnë dhe operojnë çdo ditë në port. Tani e kemi një sistem të tillë dhe mbi këtë sistem mund të marrim dhe vendime administrative apo menaxheriale që lidhen me shërbimet që ofrojmë”, sqaroi drejtori i Autoritetit Portual Durrës.

Për Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj, ngritja e kësaj salle “ishte shumë e nevojshme pasi shkëmbimi i informacionit mes agjencive ligjzbatuese në këtë moment është ai që ne na duhet më shumë. Kjo do jetë rruga më e shkurtër, për të shkëmbyer informacion apo për t’a marrë atë në kohë rekord”. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vuri theksin tek rëndësia e ngritjes së qendrave të tilla, ku janë të integruara mes tyre disa agjenci, duke rritur në këtë mënyrë monitorimin në zona të rëndësisë së veçantë, për të vepruar menjëherë ndaj çdo paligjshmërie që mund të konstatohet.

“Qendrat e integruara janë shumë të rëndësishme për ne. Ne po punojmë njëkohësisht edhe me Autoritetin Rrugor dhe Drejtorinë e Transportit si dhe Policinë e Shtetit për të krijuar një qendër të monitorimit të trafikut rrugor, që është shumë e nevojshme. E kanë të gjitha vendet e përparuara dhe Shqipëria në aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, duhet t’i plotësojë këto kushte. Porti i Durrësit po bëhet një shembull i mirë, duke pasur të gjithë kontrollin e territorit edhe me shpresë të realizojmë edhe planin tonë të madh për kontrollin detar me anë të radarëve dhe për të pasur një menaxhim të trafikut detar ashtu siç bëjmë me atë ajror, pra sipas parametrave dhe të gjitha kërkesave”, u shpreh Balluku. Ministrja shtoi më tej se falë edhe teknologjisë që do të aplikohet në këtë sallë, të gjitha agjencitë, të cilat kanë si detyrë ofrimin e sigurisë në port do të kenë mundësi të veprojnë në një kohë më të shpejtë dhe në koordinim të ngushtë mes tyre.

“Fakti që ju do të jeni të gjithë në të njëjtën qendër, të gjithë komponentët, që janë pjesë e ofrimit të sigurisë në port, duke filluar nga Autoriteti Portual, Policia Kufitare dhe Dogana, do jetë shumë më e lehtë që të procesohen të gjitha të dhënat, për më tepër, duke përdorur teknologjinë më moderne do keni mundësi, që t’i ruani dhe t’i referoheni çdo herë sipas rasteve dhe nevojës që do keni”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku. Në këtë qendër do të integrohen pajisjet ekzistuese të vëzhgimit dhe sigurisë, do të shtohet numri i kamerave të reja inteligjente me alertime automatike, si dhe servera me kapacitet disa fish më të madh për ruajtjen dhe administrimin e pamjeve dhe të dhënave për një kohë të gjatë, duke i mundësuar organeve hetimore akses të shpejtë dhe të plotë në çdo moment.

/a.r

Next Post

Gjinekologia rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet materniteti i Lushnjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

VIDEO/ Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: Të paguar nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In