• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit / Alabbar: Zemrën e kam në Shqipëri; Rama: Ta bëjmë Monaco-n xheloze!

by A R
31/12/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi inspektoi përgatitjet për pastrimin e zonës ku do të realizohet faza e parë e ndërtimit të portit të ri turistik të Durrësit, kreu i qeverisë shkoi në një tjetër projekt. I shoqëruar nga drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed Alabbar, kreu i qeverisë shkoi në kantierin e rindërtimit në Spitallë, ku po punohet për lagjen e re të financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Princi i Kurorës ka ngarkuar drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group për organizimin e koordinimin e këtij projekti.

Teksa po flisnin për projektin, Alabbar nuk la pa shprehur përshtypjet e tij për Shqipërinë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pati një kërkesë të veçantë, që kur të vihet në Shqipëri, edhe Monaco të bëhet xheloze. Kreu i qeverisë u shpreh se viti 2022 do të jetë i jashtëzakonshëm për Durrësin, ndërsa dekada në të cilën kemi hyrë, do ta vendosë qytetin bregdetar në hartën e botës.

Mohamed Alabbar: Unë jam në 14 vende, por zemrën e kam në Shqipëri për shkak të mënyrës se si më trajtoni. Të gjithë në qeveria janë entuziasmantë që të bëjnë diçka për njerëzit.

Edi Rama: Çfarë sfide më të madhe mund të kesh tani? Ke të gjitha paratë e botës, ke vendet që do. Të vish në Shqipëri dhe ta bësh Monaco-n xheloze!

Mohamed Alabbar: Po, po duhet ta bëjmë.

Edi Rama: Ta bëjmë Durrësin simotrën e Marinës së Dubait.

Mohamed Alabbar: Po, po duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë.

Edi Rama: Kam deklaruar sot se Durrësi do të ketë një festival fishekzjarresh si dhuratë nga marina e Dubait për marinën e ardhshme të Durrësit. Është shprehja juaj e dashurisë për qytetarët e Durrësit.

Mohamed Alabbar: Po, është kënaqësi shumë e madhe që ne i shoqërojmë fishekzjarret e tona në Dubai me Durrësin. Është një kontribut i vogël për t’ju treguar njerëzve një fillim të shkëlqyer për 2022. Ndoshta është më e pakta që mund të bëjmë sa të nisë projekti.

Edi Rama: Le t’i urojmë të gjithë qytetarëve të Durrësit një vit shumë të gëzuar. 2022 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për Durrësin dhe kjo dekadë do ta vendosë Durrësin në hartën e botës si një destinacion për të shkuar.

Mohamed Alabbar: Shkëlqesia juaj, asgjë nuk na ndalon. Nuk ka asgjë që na ndalon.

/a.r

Next Post
FOTOT E RRALLA/ Si festohej Viti i Ri gjatë komunizmit nëpër lokale dhe ish-Bllok

FOTOT E RRALLA/ Si festohej Viti i Ri gjatë komunizmit nëpër lokale dhe ish-Bllok

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Rama eshte kryeministri dhe politikani më i madh i te gjitha kohërave ne Shqiperi. Gezuar nga zemra ❤️❤️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca nxiton të miratojë ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Franca nxiton të miratojë ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

July 21, 2026
Nga dadot te kuzhinierët, ja cilët të huaj po punësohen masivisht në Shqipëri

Nga dadot te kuzhinierët, ja cilët të huaj po punësohen masivisht në Shqipëri

July 21, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

“Bibi nuk arrestohet”, Trump: Kush vret ushtarë amerikanë do e paguajë shumëfish

July 21, 2026
Bejko takim me biznesin në Tiranë: Do të krijojmë 3 zona të lira ekonomike

Bejko: PD është bërë si kompani e Berishës, u kthye në Kuvend për pazare me qeverinë

July 21, 2026
“Nderi i jetës sime”, Burnham zgjedh Ed Miliband si Sekretar të Jashtëm

“Nderi i jetës sime”, Burnham zgjedh Ed Miliband si Sekretar të Jashtëm

July 21, 2026
Nga makinat te pijet alkoolike, Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze

Nga makinat te pijet alkoolike, Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze

July 21, 2026
“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In