Porositë online/ Fustani i ëndrrave shokues

Një vajzë nga Kanadaja është tmerruar kur ka parë se fustani i ëndrrave të saj nuk dukej aspak si ai që kishte porositur. 23-vjeçara Meaghan Taylor, e bleu fustanin e nusërisë për 100 dollarë nga një shitëse në platformën “Wish”. Por fustani i bardhë që i mbërriti në shtëpi nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishte parë në fotografi, raporton “The Sun”.

Taylor, nënë e një djali 3-vjeçar e cila ka planifikuar të martohet verën tjetër me të fejuarin 30-vjeçar, Keith Reid, është shprehur se mbeti e zhgënjyer nga porosia. “Isha e tmerruar! Më iku mendja! Por në të njëjtën kohë fillova të qeshja. I telefonova shitëses dhe i thashë të më kthente paratë mbrapsht. Nuk pranoi! Më kërkonte t’ia ktheja bashkë me kutinë me të cilën më kishte ardhur fustani, por unë nuk e kisha më.

Më pas i thashë se më shkatërroi dasmën, sepse po prisja të më vinte fustani që kisha parë në foto”,- tha ajo. Pas ca kohësh mësohet se shitësja e ka rimbursuar 23-vjeçaren.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com