• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Popullsia bie me 0.3 % më 2018, pakësohet me 7897 persona

by Java News
18/02/2019 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e vendit shënoi rënie për të tretin vit radhazi më 2018 kryesisht prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve. Sipas njoftimit të sotshme të INSTAT popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018.

Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë ishte – 15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0 % në 25,4 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje nga 19,4 % në 20,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 108 në vitin 2018 nga 110,6 që ishte në vitin 2017. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 2017 nga 101,3 në 100,1 meshkuj për 100 femra.

Në vitin 2018, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,4 vjeç. Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018, numri i emigrantëve është 38.703 persona, duke pësuar një rënie prej 3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2018 është 23.673 persona, duke pësuar një rënie prej 5,3 %, krahasuar me një vit më parë. Popullsia më rënie në të gjitha qarqet, vetëm Tirana dhe Durrësi me rritje.

Tirana, Fieri dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (10,3 %) dhe Durrësi (10,1 %). Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Popullsia u rrit në tre qarqe të vendit. Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2019 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+12,6 për 1000 banorë), pasuar nga Durrësi (+1,7 për 1000 banorë) dhe Vlora (+0,2 për 1000 banorë). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër (-24,3 për 1000), Berat (-17,8 për 1000 banorë) dhe Dibër (-16,8 për 1000 banorë).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (30,4 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (21,3 %)./ Monitor

/a.meta

Next Post
Parlamenti Europian do shqyrtojë dialogun Kosovë-Serbi

PE: Vendimi për djegien e mandateve, kundër negociatave me Brukselin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In