• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pompeo: SHBA shpreson për një çarmatim në përmasa të mëdha të Koresë së Veriut!

by Java News
13/06/2018 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një “çarmatim në përmasa mjaft të mëdha” të Koresë së Veriut brenda 2 vjetësh e gjysmë, tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një marrëveshje me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ku parashikohet dhënia fund e programit të armëve bërthamore të Phenianit.

Diplomati më i lartë i SHBA, i cili informoi në Seul zyrtarët e Koresë së Jugut rreth takimit Trump-Kim në Singapor, tha se SHBA “pa asnjë dyshim” kërkojnë një veprim të verifikueshëm të Koresë së Veriut për të çnuklearizuar gadishullin Korean deri në fund të mandatit të parë të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në Janar 2021.

“Unë jam i bindur se ata e kuptojnë se do të ketë verifikim në thellësi”, tha zoti Pompeo, duke shtuar se bisedimet e mëtejshme me Korenë e Veriut mbi mënyrën se si dhe kur do të përfundojë programi i saj bërthamor do të rifillojnë “diku javën e ardhshme”.

Ai tha se Trump dhe Kim arritën mirëkuptime të cilat nuk u pasqyruan me shkrim në dokumentin që ata nënshkruan.

“Jo e gjitha u pasyrua në dokumentin përfundimtar,” tha zoti Pompeo. “Pati shumë aspekte të tjera ku u arritën mirëkuptime por ne nuk mundëm t’i pasqyrojmë me shkrim. Kjo do të thotë se ka ende punë për të bërë. Gjithsesi është bërë një punë të madhe përtej asaj që duket në dokumentin përfundimtar. Kjo do të jetë pika nga do të fillojmë kur të kthehemi në bisedime”, tha ai.

Në SHBA, kritikët e marrëveshjes thanë se ajo ishte tepër e shkurtër dhe nuk kishte detaje dhe se Presidenti Trump i kishte bërë shumë lëshime Kimit, sidomos me njoftimin e papritur të tij Shtetet e Bashkuara do t’i jepnin fund manovrave të tyre ushtarake me Korenë e Jugut, diçka që prej kohësh e kishte irrituar Korenë e Veriut.

Presidenti Trump u kthye në Uashington, duke deklaruar në Twitter: “Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”, edhe pse marrëveshja që ai nënshkroi me udhëheqësin Kim Jong un nuk tregon në hollësi se si do të çmontohet nga Pheniani programin i tij i armëve bërthamore.

 

Next Post
Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, pasdite priten rrebeshe shiu

Si do të jetë moti, e enjte 14 qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

August 3, 2026
U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
Fundjava, e favorshme për në plazh/ Ja si do të jenë temperaturat për të shtunë dhe të dielë

Java nis me mot të nxehtë, e hëna sjell temperatura të larta në të gjithë vendin

August 3, 2026
“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

August 3, 2026
Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com