• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Polonia kundër rinisjes së furnizimeve me gaz rus: Çmontoni tubacionet, kërcënim i madh!

by A R
27/01/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Polonisë tha se Europa Perëndimore nuk duhet të marrë më gaz nga Rusia edhe nëse arrihet një paqe me Ukrainën. Andrzej Duda tha për BBC se tubacionet Nord Stream të gazit, të cilat nuk janë përdorur që prej vitit 2022, “duhet të çmontohen”.

Kjo do të thotë, sipas tij, që Gjermania të mos tundohet për rikthimin e furnizimeve ruse për të nxitur ekonominë e vet.

“Shpresoj vetëm që liderët europianë të mësojnë nga leksionet që dha agresioni rus në Ukrainë dhe të shtyjnë përpara përmes një vendimi që nuk do të rikthejë kurrë gazin përmes këtij tubacioni”, tha ai.

Presidenti polak insiston se sanksionet ekonomike kundër Rusisë po funksionojnë dhe vendet europiane duhet t’i rezistojnë presionit nga kompanitë për të rivendosur lidhjet e biznesit.

Tubacionet Nord Stram u ndërtuan nga gjigandi rus i gazit, Gazprom dhe drejtohen nga Rusia dhe Gjermania veriore. Nord Stream 1 u mbyll në 2022-shin, ndërsa Nord Stream 2 nuk u hap kurrë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Të dyja u dëmtuan nga shpërthimet në vitin 2022.

Çmimet e gazit u rritën ne Europë pas mbylljes, dhe muajt e fundit politikanët e ekstremit të djathtë në Gjermani, më saktësisht partisë AfD kanë sugjeruar se tubacionet duhet të rinisin operacionet. Kujtojmë se Gjermania do të mbajë zgjedhje në fund të Shkurtit.

“Besoj se tubacionet Nord Stream duhet të çmontohen. Ky tubacion shkaktoi një kërcënim shumë të madh për Ukrainën, Poloninë, Sllovakinë, por gjithashtu për vende të tjera të Europës Qendrore. Është kërcënim nga pikëpamja energjetike, nga pikëpamja ushtarake, por gjithashtu është një kërcënim i madh ekonomik sepse do të thotë një dominim të Rusisë mbi Europën në sensin ekonomik”, tha Duda.

Sa i përket marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë, tashmë që Presidenti Donald Trump ka marrë detyrën, Duda insiston se bisedimet e paqes duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e Kievit zyrtar.

Next Post
Ursula Von der Leyen rizgjidhet Presidente e KE, Begaj: Të vijoojmë bashkëpunimin drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE

80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Begaj: Krimet e përbindshme, dëshmi se ku çon verbimi pas ideologjive totalitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In