• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Polonia gati për luftë, edhe deputetët rrëmbejnë armët

by
14/05/2015 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërcënimin e luftës në horizont, ligjvënësit polakë janë duke u përgatitur për të lënë sallat e pushtetit për fushat e betejës.

“Ka ardhur koha që mund të kërkojë gatishmëri për të mbrojtur vendin”, ka thënë kryetari i Parlamentit, Radek Sikorski, duke u bërë thirrje ligjvënësve që të bëhen shembull për polakët e rinj.

Pesëdhjetë ligjvënës i janë përgjigjur thirrjes, duke u rreshtuar në stërvitje në një bazë ushtarake jashtë Varshavës, më 12 maj.

Vendimi i tyre për të praktikuar qitjen me pushkë dhe arte të tjera ushtarake tregon se sa të nevrikosur janë polakët e zakonshëm në lidhje me konfliktin në Ukrainën fqinje dhe përfshirjen e Rusisë në të.

“Shumë polakë, me sa duket, janë të përgatitur për të mbrojtur vendin. Gjithnjë e më shumë janë duke iu bashkuar jo vetëm ushtrisë konvencionale, por edhe dhjetëra grupeve paraushtarake që operojnë në Poloni,” thotë analisti Gustav Gressel për Radion Evropa e Lirë.

polaket3

Gressel, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se aneksimi i Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014 ka shërbyer si thirrje zgjimi për poltikanët dhe civilët.

Nga ana e tij deputeti John Godson ka qenë në mesin e ligjvënësve që kanë marrë pjesë në trajnimin e kësaj jave dhe ka postuar në Twitter fotografi të manovrave dhe të vetes së tij. Pas kthimit në Varshavë, Godson u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm për më shumë.

“Është një mënyrë shumë e mirë për rritjen e moralit të ushtrisë sonë dhe të popullatës”, ka thënë ai.

polakter1

Në stërvitje, ligjvënësit kanë shtënë me armë, kanë hedhur granata të rreme dhe kanë mësuar ndihmën e parë. Një tjetër deputet pjesëmarrës, Maciej Morczek, ka thënë se dyshon se do të ketë luftë, por se është e rëndësishme që të dërgohet mesazh i mbështetjes për ushtrinë e Polonisë.

“Duam t’iu dërgojmë mesazh të rinjve se forcat e armatosura na mbrojnë dhe janë të dobishme”, ka thënë ai për agjencinë Associated Press.

Ushtria e Polonisë numëron rreth 100,000 trupa, me rreth 20,000 rezervistë. Pavarësisht shifrave të fuqishme, ministri i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, u ka bërë thirrje burrave dhe grave në moshën midis 18 dhe 50 vjeç dhe pa përvojë ushtarake, që të regjistrohen për stërvitje.

Sipas AP-së, më shumë se 2,000 njerëz janë përgjigjur deri më tani. Analisti Gressel thotë se ushtria polake është zgjeruar me rreth 120 grupe paraushtarake, të cilat bëjnë stërvitje të ndara, në përpjekje për t’i harmonizuar ato me ushtrinë.

“Ata ushtrojnë me ta, i këshillojnë, u japin pak ndihmë, por ata nuk janë pjesë e ushtrisë polake. Ata nuk përdorin armët e ushtrisë. Ushtria punon me ta me shpresën se disa prej tyre mund t’i bashkohen një ditë”, thotë Gressel.

Members of the Shooters Association, a Polish paramilitary group, during training in Kalisz, Poland, March 7, 2015. The Shooters Association and other paramilitary groups in the country have seen a sharp spike in membership since Russian President Vladimir Putin’s forces began meddling in neighboring Ukraine last year. (Piotr Malecki/The New York Times)

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka njohur zyrtarisht grupet paraushtarake pasi ka ftuar disa përfaqësues të tyre në një konferencë në Varshavë, më 20 dhe 21 mars. Gressels thotë se numri i polakëve të përfshirë në grupe paraushtarake sillet midis 10,000 deri në 30,000.

Këto lloje luftëtarësh janë në rritje edhe në vendet baltike, ku frika nga Rusia është e dukshme. Në Lituani, Unioni i Pushkatarëve numëron 8,000 anëtarë të përgatitur për luftë të mundshme me Rusinë.
Ky Union është krijuar në vitin 1919 si forcë civile mbrojtëse, por ka qenë i jashtëligjshëm në epokën sovjetike. Ai është ringjallur në vitin 1989, kur Lituania ka nisur betejën e saj për pavarësi.

polaket5

Next Post

Edicioni i parë i "DOCU TIFF" jep Çmimet në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com