• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politologu: Shumica e demokratëve kërkojnë dorëheqjen e Berishës, ja pasojat e humbjes së thellë

by A R
22/05/2025 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Ermal Hasimja komentoi situatën në partitë politike pas zgjedhjeve të 11 majit, ku triumfuese doli PS me 83 mandate dhe PD-ASHM me 50 mandate.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, Hasimja u shpreh se shumica e demokratëve janë të zhgënjyer dhe kërkojnë dorëheqjen e Berishës.

Sa i përket deklaratave të Berishës për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, politologu deklaroi se ato janë krejtësisht të parealizueshme.

Politologu Ermal Hasimja nënvizoi se me rezultatin e zgjedhjeve dhe moslargimit të Berishës, PD do të jetë më pak e besueshme, duke shtuar se, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh, Partia Demokratike do të dobësohet edhe më tepër.

Intervista e plotë:

Berisha kërkoi sot qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, duke pretenduar se votat janë vjedhur nga Rama. Si e shikoni ju strategjinë që po ndjek PD pas humbjes?

Hasimja: Po kërkon të bëjë dy gjëra, mesa duket. E para, të vendosë një lloj fature përgjegjësie ose faji mbi shumicën qeverisëse për zgjedhjet, dhe e dyta, synon të shmangë përgjegjësinë e vetë, personalisht, për rezultatin e zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket pastaj zgjedhjeve të reja dhe qeverisë teknike, kjo duket krejtësisht e parealizueshme. Sot, përveç PD-së, vështirë se dikush tjetër e pranon idenë se zgjedhjet u manipuluan ose u prekën deri në atë pikë sa të ndikonin thellësisht në rezultat. Vështirë që edhe opinioni publik ta pranojë se Partia Demokratike do t’i kishte fituar këto zgjedhje.

Të gjithë pranojnë se PD duhet të bëjë analizë për rezultatin, por shumë kërkojnë që kjo të bëhet më vonë. Sipas jush, kur duhet të ndodhë ky proces?

Hasimja: Zërat që kërkojnë analizë, në fakt kërkojnë vetëm një gjë, një eufemizëm për të thënë “dorëheqje e Berishës” dhe pastaj ndryshimi i lidershipit të PD-së. Kjo kërkohet realisht, sepse analizë të madhe s’ka për t’u bërë. PD ka humbur zgjedhjet, s’është hera e parë dhe vjen pas disa disfatash. Gjithmonë pretendohet e njëjta gjë, që votat janë vjedhur, janë manipuluar. Megjithatë, kjo është çështje e demokratëve në vetvete. Çfarë do të ndodhë tani e tutje? Me shumë gjasa, asgjë. Berisha e ka pushtetin e konsoliduar brenda PD-së. Blloku qendror i PD-së do të qëndrojë aty me Berishën në krye.

Berisha e bëri të qartë se nuk do ta zbatojë “nenin Basha” për largimin pas humbjes. Çfarë pasojash mund të ketë kjo për të ardhmen e PD-së?

Hasimja: Partia Demokratike është më pak e besueshme se më përpara. Një pjesë shumice e demokratëve janë të zhgënjyer dhe janë gjithashtu kundër qëndrimit të Berishës në krye të PD-së. E jo vetëm kaq, ka edhe kërkesa për ndryshim të stilit, imazhit dhe filozofisë së partisë. Dalja e partive të reja, sidomos partia “Mundësia”, do të ushtrojë një lloj graviteti mbi radhët e PD-së. Ka disa lëvizje dhe vetëlëvizje me prirje shkërmuese, demoralizuese brenda Partisë Demokratike, si edhe forca të jashtme me efekt gravitacional që mund të vijnë nga partitë e reja. Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i madh, vështirë që PD të mund të forcohet në vitet në vijim. Me shumë gjasa, Partia Demokratike mund të dobësohet edhe më tepër.

Next Post
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Vëllai i bodigardit të Berishës, trafik droge? Analisti: Ish-kryeministri non grata, ka lidhje me grupet kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In